Tortë e thjeshtë me qumësht (Ciambella)

Ne e kemi quajtur tortë me qumësht dhe në kllapa kemi shkruajtur titullin origjinal 'Ciambella'. Në fakt ky i fundit është emri i kësaj torte për shkak të tavës që piqet,( një tavë e rrumbullakët me vrimë në mes).

Tortë e thjeshtë me qumësht (Ciambella)

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 150 gr gjalpë
  • 180 ml qumësht
  • pak kripë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak vanilje
  • pak lëkurë limoni
  • pak sheqer pluhur për sipër

Përgatitja

  • Hedhim në një enë vezët dhe sheqerin. I rrahim fort me rrahësin elektrik ose nëse keni mikser më mirë.
  • Shtojmë miellin e situr të përzier me majanë, vaniljen dhe pak kripë. Vazhdojmë të përziejmë përbërësit. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe qumështin, ( nëse shohim që masa është e fortë shtojmë edhe pak qumësht dhe e kundërta, nëse shohim që masa është shumë e qullët i shtojmë pak miell).
  • Në fund i grijmë pak lëkurë limoni dhe e përziejmë ngadalë. Hedhim masën në tavën e lyer më parë me pak gjalpë e miell, ( nëse nuk keni tavë me vrimë në mes, mund ta hidhni në një tavë të thjeshtë të rrumbullakët). Pjekim ëmbëlsirën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30-35 minuta.
  • Pasi është ftohur torta e vendosim në pjatancë dhe i hedhim sheqer pluhur sipër. Presim tortën në copa dhe e servirim.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

Torte-e-thjeshte-Ciambella-receta-italiane-gatime-arti-a

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për krep me nutella

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piaster te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbela (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Ato shërbeheshin në datën 2 Shkurt dhe kur hapej në piaster, zakonisht shprehej një dëshirë. Duke lene mbrapa historinë le të shikojmë recetën e tyre. Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të pergatitur disa krep.

Trilece

Trilece është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin 'tres leches', ( dmth. tre lloj qumështi). Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel

Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.