Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Reçel portokalli

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg portokalle bio nëse është e mundur
  • 1 kg sheqer
  • 150 ml ujë

Përgatitja

  • Marrim portokallet dhe i lajmë mirë. Më pas i thajmë me kujdes. Me anë të një rendeje pastrojmë cipën e sipërme të portokalles duke e gërryer mirë me kujdes.
  • Presim portokallet në thela, më katërsh ose në gjashtë pjesë nëse janë të mëdha, ose në copa më të vogla sipas dëshirës.
  • Pastaj i ziejmë në ujë dy-tre herë derisa të marrin valë. Ujin duhet tija ndërrojmë sa herë i ziejmë.
  • Në një tenxhere hedhim sheqerin me një gotë uji. Sa të fillojë të ziejë uji shtojmë portokallet. I ziejmë së bashku deri në 30-40 minuta. Më pas reçeli është gati dhe mund ta shërbejmë.

Notes

Përgatitja për Reçel Portokalli

Shoqërojmë reçelin e portokalleve me copa djathi të ndryshëm.

Ju bëftë mirë!

receta-recel-portokalli-arti-gatimit-recipe-jam-orange-sweet

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.