Profiterol me krem Chantilly

Bigné të vogla të mbushura me krem Chantilly na krijojnë një version tjetër të profiterolit. Edhe ky version i mbushur me këtë krem të bardhë është shumë i mirë dhe i shijshëm. Baza gjithmonë janë bigné të përgatitura me Pasta Shu.

Profiterol me krem Chantilly

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për Pasta shu">bigné

  • 100 gr gjalpë
  • 130 gr miell
  • 200 ml ujë
  • 4 vezë
  • pak kripë
  • 5 gr sheqer
  • Përbërësit për kremin Chantilly

  • 500 ml pana e freskët
  • 2 lugë gjelle me sheqer pluhur

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim pasta shu për bigné. Këtu mund të shikoni recetën.
  • Pasi janë ftohur bigné merremi me përgatitjen e kremit.
  • Në një enë të madhe hedhim panën e freskët dhe të ftohtë dhe sheqerin pluhur. Fillojmë ta rrahim me rrahësin elektrik derisa të trashet komplet.
  • Me anë të një xhepi pastiçier ose duke i prerë në mes bigné i mbushim me kremin Chantilly të përgatitur. I vendosim në pjatancë dhe i lemë të mpiksen.
  • Servirim profiterolin të spërkatur me pak sheqer pluhur sipër.

Notes

Lexo përgatitjen për bigné

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-profiterol-krem-embelsire-pasta-shu

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota çaji

Një alternative e Shëndetlisë, këto biskota çaji ishin shumë të pëlqyera. Përgatiteni këtë recete për biskota dhe do te ngeleni super te kënaqur.

Krem Karamel

Krem Karamel, Crème caramel, flan apo caramel custard është një ëmbëlsirë me një shtresë karameli dhe kremi nga ku merr dhe emrin. Me pak përbërës të thjeshtë do kemi një ëmbëlsirë të thjeshte dhe te shijshme.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.