Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme

Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Sigurisht fute tek kategoria me receta te shendetshme. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera. Këshillohet që të konsumohet shpesh. Ne e kemi sjellë në këtë recetë të zier por fare mirë mund ta konsumoni krudo si sallatë.

Lakër e bardhë e zier - Receta te shendetshme

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kokë lakër 600-700 gr
  • 5-6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1-2 karota
  • pak kripë
  • pak piper
  • 1 gjethe dafine
  • 1/2 limon

Përgatitja

  • Mrrim lakrën dhe e pastrojmë nga gjethet e dëmtuara. E shpëlajmë dhe e presim në katër pjesë. Eliminojmë pjesën e fortë në mes. Më pas e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere me ujë. Shtojmë gjithashtu edhe karotat e qëruara e të prera në copa.
  • I hedhim kripë dhe gjethe dafine dhe i lemë të ziejnë. Pasi janë zier, i kullojmë mirë. I hedhim në pjata ku sipër hedhim pak vaj ulliri, pak piper e lëng limoni sipas dëshirës.
  • Zbukurojmë pjatën me feta limoni. Shërbejmë lakrën e zier si sallatë për të shoqëruar pjatanca mishi.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
  1. Kemi harruar guxhinen tone me keto status tuaj me kujtoni ti gatuj po Kam liber po nuk jane kaq profesionale sa ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.