Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinen shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Si të gatuajmë krepa në mënyrë të thjeshtë për të gjithë.

Krepa Integral – Pallaqinka

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Sasia: 15 krepa
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell gjysmë integral
  • 50 gr gjalpë
  • 2/3 kokrra vezë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur krepa në një enë qelqi ose porcelani rrahim vezët. Me pas shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht.
  • Në hapim tjetër hedhim miellin pjesë pjesë që e kemi trazuar më parë me pak kripë. Duhet ta trazojmë vazhdimisht derisa të përfundojmë miellin. Nëse përbërja është shumë e trashë, mjafton të shtojmë pak qumësht.
  • Sipas dëshirës masën e krijuar për krepa mund ta lëmë të pushoj për disa çaste.
  • Shkrijmë gjalpin në banjëmaria ose në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, ( duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë). Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.
  • Pasi kemi nxehur enën për krepa ose tiganin, hedhim një masë në të dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen. E lëmë disa çaste që të piqet dhe më pas e kthejmë dhe nga ana tjetër.
  • Krepa integral të pjekur, mund ti vendosim në një pjatë.
  • Pasi kemi mbaruar të gjithë përbërjen, mund ti mbushim krepat me përbërësit e dëshiruar dhe janë gati për tu servirur.

Receta me Krepa qe ju rekomandojmë

Krepa me Nutella
Krepa Shqip – Pallaqinka
Crepes with Nutella

Ju bëftë Mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Krem Brulèe

Crème brûlée, shfaqet për herë të parë në një libër recetash franceze, dhe pse origjina ka mundësi të jetë shpikje anglezëve. Anglezët e quajnë "burnt cream", pra krem i djegur. Le ta zbulojmë si të gatuajmë këtë recetë ëmbëlsire.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).