Si të përgatitim Tahini

Tahini është një përbërje e kuzhinës mesdhetare dhe asaj të lindjes së mesme. Tahini përdoret si bazë për receta të ndryshme apo dhe për dekor të pjatës. Ka një shije karakteristike ku dominon fara e susamit i cili është dhe përbërësi kryesor.

Si të përgatitim Tahini

Prep Time20 minutes
Cook Time8 minutes
Total Time28 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 3 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 200 gram susam
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

  • Në fillim nxehim tiganin, hedhim susamin dhe i trazojmë për gati 7-8 minuta në zjarr të ngadalshëm.
  • Duhet të kemi parasysh që farat e susamit të marrin ngjyrë të verdhë, jo të errët.
  • Më pas susamin e pjekur e hedhim në mikser kuzhine. E grijmë për gati dy minuta dhe më pas hedhim vajin e ullirit.
  • Vazhdojmë ta grijmë në mikser duke e trazuar me një lugë për të kaluar poshtë edhe ato fara që nuk janë bluar akoma.
  • Përbërja duhet të dali një masë e trashë e plotë. E hedhim në vazo dhe e ruajmë në frigorifer.
  • Tahini përdoret sipas nevojave. Abonohuni në njoftimet e faqes tonë, së shpejti do të publikojmë shumë receta ku përdoret.
  • Tahini është shumë e mirë edhe për të lyer në mëngjes bukën me mjaltë.

Lexo gjithashtu Biskota me Tahini, Receta per Hummus.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

3 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.