Tavë me plëndës – Kuzhina shqiptare

Kuzhina shqiptare ka evoluar brez pas brezi duke u pasuruar dhe përmirësuar, mirëpo përsa u përket recetave tradicionale sikur kemi pak nostalgji. E tillë është edhe kjo tavë që do të paraqesim në këtë recetë. Një këshillë për amvisat e reja që duhet t’i gatuajnë e të mos i harrojnë recetat tradicionale.

Tavë me plëndës – Kuzhina shqiptare

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 2 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 2 kg plëndës
  • 2 kokrra qepë
  • 2 lugë uthull
  • pak spec të kuq
  • 2 lugë gjelle miell
  • vaj ulliri
  • kripë
  • mëndrëz

Përgatitja

  • Plëndësi duhet të jetë i freskët. E pastrojmë, e lajmë me ujë të bollshëm dhe e lemë 10 minuta në ujë me gëlqere. Pas dhjetë minutash e fërkojmë mirë me ujin e gëlqeres pastaj e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.
  • Shikojmë që plëndësi është bërë i bardhë dhe e ziejmë ashtu të pa prerë. Pasi ka zier, e presim në thela duke i radhitur në një tavë.
  • Në një tigan kaurdisim qepën e grirë hollë derisa të skuqet mirë.
  • Hedhim miellin të cilin e kaurdisim pak, e shuajmë me uthull dhe i shtojmë lëngun e plëndësave duke e trazuar shpejtë e shpejt.
  • Hedhim specin, mëndrëzën, e rregullojmë me kripë. Masën e hedhim në tavën me plëndësat.
  • E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë, për 20 minuta.

Receta gatimi të tilla te kuzhinës shqiptare mundohen ti rezistojnë kohës, na dërgoni gatimet tuaja në hapësirën e komenteve ose në faqen tonë në Facebook.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.