Patate krokante në furrë

Patate krokante janë shumë të pëlqyeshme nga fëmijët. Po japim një recetë të përgatitjes së tyre në mënyre të shëndetshme. Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër cilësor.

Patate krokante në furrë

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Salad
Cuisine: American
Keyword: perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 200 gr djath pamixhan
  • 3 kokrra vezë
  • 1 lugë galetë
  • pak piper
  • pak spec të kuq jo djegës
  • vaj ulliri ekstra të virgjër
  • majdanoz
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë përziejmë djathin e grirë, galetën, specin, majdanozin e grirë hollë dhe kripën. E trazojmë masën. Në një enë tjetër rrahim pak vezët.
  • Patatet pasi i kemi qëruar dhe larë, i presim rripa – rripa të gjatë. Mund të përdorim edhe prerëse për patate, për të pasur gjithçka uniforme.
  • I marrim patatet një e nga një, i lyejmë tek ena me vezë pastaj te ena me përbërësit e djathit dhe i rreshtojmë në një tave te lyer me vaj ulliri.
  • Patatet i pjekim në furrë të nxehur për rreth 20 minuta.
  • Patate krokante janë gati për tu shërbyer. Ideale edhe për diçka të shpejtë pasditeve. Krokante (croccante) është huazuar nga italishtja qe do te thotë kërce (angl: crisp)

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Receta Patate krokante ne furre - Arti Gatimit

Lexo gjithashtu recetën per pure patate ose recetën për patate në tavë me djathë.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lakra turshi – Receta Gatimi

Lakra turshi është pjesë e kuzhinës shqiptare për stinën e dimrit. Lakra turshi është një ushqim që fal përmbajtjes së saj ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekujlibrit biolgjik të organizmit.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Sallatë greke

Ka shumë versione për të përgatitur sallatë greke. Ajo mund të përgatitet me mish pule, me qiqra apo edhe me kos të bardhë. Ju këshillojmë ta provoni edhe me karkaleca deti.