Ëmbëlsirë kek me kos – VIDEO

Kek me kos është një ëmbëlsire e thjeshtë. Ideale për mëngjeset shoqëruar me një gotë qumësht. Për këtë recetë kemi përgatitur dhe një video, ndiqeni në vazhdim dhe mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në Youtube.

Ëmbëlsirë kek me kos – VIDEO

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 250 gr kos i bardhe
  • 4 kokrra veze
  • 100 ml vaj lule dielli
  • 180 gr sheqer
  • 150 gr miell
  • 100 gr niseshte
  • 30 gr maja për ëmbëlsira
  • 10 gr esencë vanilje
  • lëkurë limoni
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të shpejtuar procesin e kësaj recete mund të përdorim një rrahëse elektrike. Fillojmë duke hedhur vezët në rrahësen elektrike. Bashkojmë edhe sheqerin dhe fillojmë rrahjen ne shpejtësi mesatare.
  • Pasi masa të jetë fryrë, shtojmë vajin pa e ndërprere rrahjen. Ne hapin tjetër është radha të shtojmë kosin pjesë pjesë.
  • Ndërkohë që masën e rrahim në mikser, grijmë lëkuren e limonit dhe ja shtojmë masës. Shtojmë dhe pak kripë.
  • Gjithashtu sitim te gjitha përbërësit e thatë se bashku. Miellin, niseshte, majanë për ëmbëlsira dhe vaniljen. Produktet e situra i shtojmë tek rrahësi dhe vazhdojmë ti trazojmë.
  • Lyejmë një tave me pak gjalpë dhe miell, me diametër 20/25cm. Hedhim masën e përgatitur në tavë dhe e vendosim për pjekje në furrë të nxehur në temperaturën 180°C. E lëmë të piqet rreth 40 minuta. Me pas bëjmë provën e pjekës për kek me kos.
  • Ëmbëlsira kek me kos është gati, hedhim sipër sheqer pluhur dhe e shërbejmë në feta.

Provoni gjithashtu ëmbëlsirën Cheesecake me kos apo edhe
Torte me kos.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.

Receta për Bonbone

Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet. E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.