Ëmbëlsirë me qershi të freskëta – Cherry Tart

Periudha ideale për të shijuar një ëmbëlsirë më qershi të freskëta. Kjo ëmbëlsirë ngjan më një biskotë të mbushur me fruta. Baza kërce dhe butësia e kremit e krijojnë një kombinim perfekt.

Ëmbëlsirë me qershi të freskëta – Cherry Tart

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Frigorifer20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 300 gram miell
  • 1 kokrra vezë
  • 80 gram sheqer
  • 150 gram gjalpë
  • 5 gram maja për ëmbëlsira

Përbërësit për mbushjen

  • 300 gram qershi vishnje
  • 250 gram gjizë pa kripë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • lëkura e një limoni

Përgatitja

  • Në tavolinën e punës hapim miellin dhe në mes shtojmë vezën së bashku me sheqerin dhe gjalpin në temperature ambienti. Shtojmë pluhurin maja për ëmbëlsira. E trazojmë të gjithë derisa te arrijmë një mase brumi.
  • Masën e punojmë 4-5 minuta me duar, në tavolinë. Brumin e mbështjellim me qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 15-20 minuta në frigorifer.
  • Më pas brumin e hapim me okllai dhe e vendosim në tavën e lyer me gjalpë. Pjesët e brumit që dalin mbi tavën, i presim me thikë dhe i ruajmë për në fund, të bëjmë gërshetin anës tavës.
  • Mbi petën do të hedhim gjizë pa kripë të përzier me sheqerin dhe lëkurën e limonit të grirë me rende.
  • Mbi mbushjen vendosim qershitë në formë rrethore, si në figurë. Qershitë i ndajmë në gjysmë dhe u heqim bërthamat, para se ti rreshtojmë në tavë.
  • Me brumin që hoqëm bëjmë gërsheta dhe i vendosim anës tavës. Tavën me ëmbëlsirë me qershi e futim në furrë të para ngrohur në 180°C për 45 minuta.
  • Embëlsirën me qershi e shërbejmë në feta dhe sipër nëse dëshironi, hidhni pak sheqer pluhur.

Ëmbëlsirë kek me kos, mini embelsira me luleshtrydhe ose ëmbëlsira muffin.

ëmbëlsirë me qershi - receta gatimi

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota për fëmijë

Kjo recetë për biskota është shumë e mirë dhe mund ta përgatisni për tu konsumuar nga fëmijët në mëngjes ose pasdite. Ata i pëlqejnë ëmbëlsirat me gjalpë dhe këto biskota mund të kthehen ne të preferuat e tyre

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.