Bakllava e shpejtë role – Saragli

Bakllava e shpejtë në forme role, me peta të hollë dhe një mbushje fantastike. Shurupi me aromat karakteristike dhe forma e saj e bën këtë recete bakllava të veçantë.

Bakllava e shpejtë role – Saragli

Prep Time40 minutes
Cook Time1 hour 30 minutes
Total Time2 hours 10 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 10 persona
Kalori: 320kcal

Video

Përbërësit

Për Bakllavanë

  • 1 pako petë të holla filo
  • 450 gr gjalpë i shkrirë
  • 100 gr arra
  • 100 gr bajame
  • 100 gr fistike
  • 1 luge çaji kanellë
  • 1 gjysme luge çaji karafil

Për sherbetin

  • 600 gr sheqer
  • 300 ml ujë
  • 1 shkop kanellë
  • fara karafili
  • lëkura limoni
  • lëngu i një limoni

Përgatitja

  • Përpara se të fillojmë, në një grirës kuzhine, grijmë për disa sekonda, arrat, bajamet dhe fistiket. Më pas i bashkojmë të treja së bashku dhe hedhim kanellë dhe karafil të grirë imët.
  • Për përgatijen e kësaj bakllavaje jemi duke përdor petë të gatshme filo. Këto janë pete të holla dhe mund të gjenden në pako me nga 20 flet. Heqim petën e parë nga pakua dhe e vendosim mbi tavolinë.
  • E spërkatim me gjalpë dhe e hapim yndyrën në të gjithë sipërfaqen e petës me anë të një furçe kuzhine.
  • Sipër petës hedhim nga mbushja e përgatitur. Më pas petën e mbledhim në formën e rolesë. Mund të ndihmohemi me një pec të hollë. Petën e dytë duhet ta lyejmë vetëm me gjalpë dhe e mbështjellim tek peta e parë. Në fund, e shtrëngojmë nga të dyja anët dhe e bëjmë në formën e fizarmonikës dhe e vendosim në tavën e lyer me gjalpë.
  • Kështu do të vazhdojmë me të gjitha petët, i lyejmë me vaj, të parën e mbushim me arra, bajame e fistikë dhe e mbledhim role. Petën e dytë e lyejmë vetëm me gjalpë, e mbledhim tek e para duke e bere fizarmonike dhe e vendosim në tavë.
  • Pasi i mbarojmë të gjitha petët, gjalpin e ngelur e hedhim sipër petëve në tavë. Sigurohemi që të jenë lyer të gjitha pjesët sipër. Përpara se ta pjekim, bakllavanë duhet ta presim. Kryejmë 2 ose 3 prerje për së gjati.
  • Tavën e futim në furrë të nxehur me 160 gradë për 80-90 minuta.
  • Ndërkohë merremi me sherbetin, lexo këtu si përgatitet sherbeti për bakllava.
  • Pasi bakllavaja është pjekur duhet ta sherbetosim direkt. Hedhim me kujdes sherbetin e përgatitur në tavën me bakllava.
  • Bakllava e shpejte është gati. E lëmë disa orë përpara se ta shërbejmë.
  • Shtojmë sipër disa copëza fistikë të grirë dhe e shërbejmë në copa.

Ju rekomandojmë dhe këto receta bakllava:
Bakllava Shqiptare
Bakllava Turke

Ju bëftë mirë!

Ju ftojmë gjithashtu të abonoheni në kanalin tonë në YouTube për të parë të parët recetat e reja.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.