Speca të mbushura me gjize në furrë

Speca te mbushura me gjize është një recete klasike e verës. E shpejte për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme pasi specat në furrë ruajnë te gjitha vlerat ushqimore.

Speca të mbushura me gjize në furrë

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Salad
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 500 gr speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 200 gr gjizë
  • 1 domate
  • 1 qepë
  • hudhra
  • piper
  • pak galetë bukë e tharë e grirë imët
  • vaj ulliri
  • majdanoz

Përgatitja

  • Për recetën speca të mbushura me gjize kemi zgjedhur të përdorim speca të kuq biologjik. Si fillim lajmë specat, i thajmë dhe heqim bishtin dhe farat. I vendosim mënjane dhe fillojmë të përgatisim mbushjen.
  • Në një enë hedhim gjizën, domaten e prerë në kubik të vegjël, hudhrat e grira imët, pak galete, pak piper, vaj ulliri dhe i trazojmë.
  • Me masën e përgatitur mbushim specat dhe i vendosim në tavë. Sipër specave të mbushur do të hedhim qepën dhe specat jeshil të prerë në kubik. Tavën e spërkatim me vaj duke shtuar dhe gjysmë gote ujë.
  • Tavën me speca të mbushura me gjize e pjekim në furrë të para ngrohur në 180°C për 20 minuta.
  • Receta është gati, spërkatim sipër pak majdanoz të freskët dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhët të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.