Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.

Zupa angleze – Receta Klasike

Prep Time25 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 205kcal

Përbërësit

  • 200 gr luleshtrydhe
  • 100 gr sheqer
  • 50 gr pandispanjë
  • 30 gr kakao

Për shurupin

  • 30 ml pije Alchermes
  • 100 ml ujë
  • 60 gr sheqer

Për kremin pastiçer

  • 4 të verdha veze
  • 500 ml qumësht
  • 200 gr sheqer
  • vanilje
  • lëkur limoni

Përgatitja

  • Për zupa angleze në fillim sugjerojmë të përgatitet kremi pastiçer. Mund të ndiqni lidhjen për të lexuar recetën për kremin pastiçier.
  • Pasi kemi përgatitur kremin pastiçier, një të katrën e kremit e ndajmë dhe e përziejmë më kakaon.
  • Gjithashtu përgatisim edhe shurupin për të njomur pandispanjën. Edhe recetën e pandispanjës e gjeni në faqen tone. Lexo si të përgatisim pandispanjën.
  • Luleshtrydhet i grijmë në mikser dhe i hedhim në një enë. Shtojmë në të sheqerin dhe e trazojmë. Enën e vendosim në zjarr të avashëm duke e lënë në zjarr 3 minuta. Masën e trazojmë që të bëhet e njëtrajtshme dhe sheqeri të shkrijë.
  • Tani nuk ngelet gjë tjetër veçse të përgatisim gotën më zupa angleze.
  • Presim pandispanjën në formën e gotës dhe më parë e lyejmë më sherbetin e përgatitur. E vendosin më pas në fundin e gotës. Kombinimin e shtresave mund ta bëjmë sipas dëshirës.
  • Hedhim me radhe shtresat, atë të kremit pastiçier, luleshtrydhet, dhe kremin e çokollatës.
  • Sipër gotave vendosim fruta të freskëta. Zupa angleze është gati. E vendosim për disa orë në frigorifer dhe më pas e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.