Tortë me djathë krem dhe boronica – Cheesecake

Tortë me djathë krem dhe boronica apo siç njihet ndryshe cheesecake është ëmbëlsira më e njohur në New York. Këtë version të cheesecake e kemi përgatitur me boronica.

Tortë me djathë krem përmban tre shtresa, karakteristikë ë kësaj ëmbëlsire. Baza përbehet nga biskota, në mes djathi krem dhe sipër sipas dëshirës vendosen frutat e freskëta ose marmelatë.

Tortë me djathë krem dhe boronica

Prep Time40 minutes
Cook Time1 hour 20 minutes
Total Time2 hours
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 200 gr biskota
  • 500 gr djathë krem
  • 350 gr gjizë pa kripë
  • 100 gr sheqer
  • 80 gr gjalpë
  • 1 lugë gjellë mjaltë
  • 40 gr niseshtë
  • 170 gr kos i bardhë
  • pak kanellë
  • lëng limoni
  • 2 kokrra vezë
  • 2 të verdha veze
  • 300 gr boronica
  • 100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

Baza për cheesecake

  • Për të përgatitur këtë tortë me djathë krem dhe boronica si fillim duhet të përgatitim bazën me biskota. Për të vepruar shpejtë mjafton të hedhim në një grirës elektrik biskotat dhe ti grijmë për pak çaste. Në rast të kundërt nëse nuk kemi grirës elektrik i vendosim në një qeskë dhe i copëtojmë avash avash.
  • Gjalpin e shkrijmë dhe e bashkojmë më mjaltin. Më pas e bashkojmë tek biskotat e grira dhe e përziejmë mirë. Nëse preferojmë shtojmë pak kanellë.
  • Biskotat i vendosim në një tave me diametër 18/22cm dhe i hapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Sigurohemi qe tava të jetë e lartë. Vendosim bazën për cheesecake ne frigorifer për të paktën 30 minuta.

Përgatitja e mbushjes për cheesecake

  • Për të përgatitur mbushjen, hedhim në një enë djathin krem së bashku me gjizën pa kripë (rikota) dhe i përziejmë mirë. Shtojmë më pas sheqerin dhe i përziejmë.
  • Në hapin tjetër shtojmë vezët një e nga një. Duhet të jete trazuar mirë veza e parë pasi të shtojmë tjetrën. Në fund shtojmë kosin e bardhë të përzier me pak lëng limoni.
  • Niseshten e trazojmë pak me ujë dhe ja shtojmë masës për cheesecake. E trazojmë mirë të gjithë masën.
  • Marrim bazën e ftohur dhe sipër hedhim mbushjen me djathë që përgatitëm. E nivelojmë mirë.

Pjekja e cheesecake

  • Ndezim furrën në temperaturën 160 °C dhe pjekim cheesecake për 1 orë e 20 minuta. Ideale do të ishte pjekja e cheesecake ne banjëmaria. Duke e vendosur tavën në një enë më të madhe dhe poshtë mbushur me pak ujë të nxehtë.

Përgatitja e reçelit

  • Në një enë hedhim boronicat e lara së bashku me sheqerin pluhur. I lëmë në zjarr për të paktën 10 minuta sapo të marrin valë. Shtojmë pak nga lëngu i limonit. I vendosim të ftohen.
  • Pasi është pjekur torta me djathë krem dhe boronica, sipër i shtojmë përgatitjen me boronica. Cheesecake duhet te pushojë të paktën 2 orë përpara se ta konsumojmë.

Lexo recetën për cheesecake me çokollatë dhe fistik, cheesecake new York ose cheescake me kos.

Ju beftë mirë!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.