Krostatë me fruta të ndryshme dhe mbushje kremi

Krostatë me fruta janë shumë ëmbëlsira të thjeshta për tu përgatitur pasi mund të kombinohen me lloje frutash të ndryshme. Përgatitja e kësaj ëmbëlsirë ndahet ne tre hapa, në fillim do të përgatisim bazën me brumin e shkrifet, kremin dhe sipër frutat.

Krostatë me fruta të ndryshme dhe mbushje kremi

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

Brumi për bazën

  • 250 gr miell
  • 2 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 70 gr sheqer
  • pak kripë
  • 1 lugë çaji fryrës për ëmbëlsira

Kremi për mbushjen

  • 400 ml qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 80 gr sheqer
  • 30 gr niseshte
  • lëkurë limoni për aromë
  • Shurupi për futat

  • 125 ml ujë
  • 80 gr sheqer
  • 1 maj luge e vogël niseshte

Përgatitja

  • Për të përgatitur krostatë me fruta, si fillim miellin e përziejmë më pluhurin fryrës për ëmbëlsira dhe i shtojmë në enë duke i situr. Hedhim dhe pak kripë dhe me pas shtojmë gjalpin e prerë në copa të vogla. Gjalpi duhet të jetë i ftohtë. Me ndihmën e një mikseri elektrik i rrahim të dy përbërësit bashkë derisa të përftohet një masë si rërë.
  • Hedhim sheqerin dhe më pas shtojmë të verdhat e vezës një e nga një. Më pas brumin e punojmë për 5-6 minuta në tavolinë, jo më shumë. Brumin e mbështjellim me qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

Pergatitja e kremit

  • Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e kremit. Në një tenxhere vëmë qumështin për të ngrohur në zjarr së bashku me pak lëkurë limoni për aromë. Në një enë tjetër hedhim vezët, sheqerin dhe i trazojmë me anë të një rrahëse vezësh. Më pas shtojmë niseshtenë e situr dhe e trazojmë mirë. Kësaj mase i shtojmë qumështin e ngrohur dhe e trazojmë me shpejtësi.
  • Më pas tenxheren e vëmë në zjarr, për 4-5 minuta dhe kremi është gati. Kremin e hedhim në një pjatë dhe e mbulojmë me qeskë kuzhine,të preki sipërfaqen, në këtë mënyrë nuk krijohët kore sipër.
  • Hapim brumin me okllai, me masë më të madhe se fundi i tavës, rreth 25 cm. Petën e vendosim në fundin e tavës për të pjekur, në formë shporte. Petën e pjekim në furrë të para ngrohur në 180°C për 15 minuta.
  • Pasi piqet peta dhe ftohet hedhim kremin duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Sipër rreshtojmë frutat si në foton e bashkangjitur. Për të dekoruar sipër krostatën përgatitim pak xhelatinë. Niseshtenë, sheqerin, ujin i trazojmë në një ene dhe i vendosim në zjarr për 3-4 minuta. Më pas me xhelatinë e përftuar lyejmë frutat me anë të një furçe.
  • Krostatë më fruta dhe krem është gati dhe mund të serviret duke e prerë në copa dhe shoqëruar sipas dëshirës me akullore.

Lexoni gjithashtu recetën për krostate me reçel kajsie.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem Karamel

Krem Karamel, Crème caramel, flan apo caramel custard është një ëmbëlsirë me një shtresë karameli dhe kremi nga ku merr dhe emrin. Me pak përbërës të thjeshtë do kemi një ëmbëlsirë të thjeshte dhe te shijshme.

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.

Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.