Foleza me mollë – Petë të mbushura me mollë

Petë të mbushura me mollë është një ëmbëlsirë e ngjashme me strudel, recetën e të cilës e gjeni në faqen tonë. Përgatitja e mbushjes në këtë rast ndryshon, pasi sheqeri behët karamel dhe mollët japin akoma më shumë aromë.

Ndiqni këto hapa të thjeshta për të përgatitur recetën petë të mbushura me mollë. Bëni kujdes të mos digjni karamelin pasi ëmbëlsira mund të mbaj shije të hidhur.

Petë të mbushura me mollë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Resting1 hour
Total Time1 hour 50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: caramel, embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

Per brumin

  • 180 gr miell
  • 90 ml ujë
  • 180 gr margarinë
  • pak kripë

Për mbushjen me mollë

  • 300 gr mollë
  • 120 gr sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr marmelatë kajsie
  • pak kanellë
  • lëngu i gjysmë limoni
  • 100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim miellin, ujin, pak kripë dhe i trazojmë. Shtojmë gjalpin e prerë në kubik dhe e punojmë mirë me dorë ose me makineri. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lëmë të pushoj për gati 1 orë.

Përgatitim mbushjen.

  • Si fillojmë qërojmë mollët dhe i spërkatim më lëngun e limonit që mos të nxihen. Në një enë hedhim sheqerin dhe e vendosim në zjarre. Pasi të këtë shkrirë komplet hedhim gjalpin dhe e trazojmë më kujdes. Me pas hedhim mollën e prerë në kubik dhe e lëmë vetëm 2 minuta në zjarr. Shtojmë pak fare kanellë nëse dëshirojmë. Mbushjen e lëmë të ftohet.
  • Pasi brumi ka pushuar e ndajmë në pjesë të vogla të cilat i hapim me okllai në forma drejtkëndore. Peteve sipër i hedhim nga një lugë marmelatë kajsie dhe dy lugë gjellë mbushje me mollë dhe i mbyllim me kujdes. Sipër i hedhim sheqer pluhur.
  • Petë të mbushura me mollë i pjekim në furrë të para ngrohur në 180 °C për 20 minuta ose sapo të shikojmë që sipër kanë marrë atë ngjyrën e këndshme të verdhë.
  • Petë të mbushura me mollë janë gati. Sapo të ftohen, përsëri sipër i spërkasim sheqer pluhur dhe i shërbejmë.

Ju rekomandojmë të lexoni recetën për strudel, recetën për biskota me mollë apo dhe recetën për kek me mollë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Qumështor

Një recetë për një ëmbëlsirë që është shumë e thjeshtë për tu bërë dhe shumë e mirë për tu ngrënë. Kjo është një recete që e kam marrë nga mami im.

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.

Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t'iu gjendet në shtëpi.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujton ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.