Muffin me kungull – Ëmbëlsira për Halloween

Muffin me kungull të ëmbël duhen provuar të paktën një herë në periudhën e vjeshtës. Kungulli mund të integrohet fare mirë në të gjitha recetat për ëmbëlsira, mund të themi se e mbizotëron tavolinën e kësaj stine.

Muffin me kungull të butë dhe me sheqer pluhur sipër. Flagranca që mbajnë sapo dalin nga pjekja është e pa përshkruar. Për të përgatitur këtë recetë na duhen këto produkte të freskëta.

Muffin me kungull

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: kungull
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 100 gr kungull
  • 250 gr miell
  • 200 gr qumësht
  • 80 gr gjalpë
  • 60 gr sheqer të trashë
  • 2 kokrra vezë
  • 6 gr maja për fryrje
  • pak kripë

Përgatitja

  • Përgatitja e muffin me kungull është shumë e thjeshtë. Si fillim pastrojmë kungullin dhe e presim në kubik të vegjël. E vendosim në zjarre me ujë për të paktën 16 minuta. Më pas e bëjmë pure me ndihmën e një pirua.
  • Në një enë tjetër hedhim miellin, pluhurin për fryrje, gjalpin, qumështin, sheqerin dhe pak kripë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe me pas shtojmë dhe vezët. Me pas hedhim edhe kungullin e bërë pure. Trazojmë mirë brumin derisa të përftojmë një masë homogjene.
  • Në këtë pikë brumi është gati. Për të përgatitur muffin me kungull na duhen disa forma. I lyejmë pak me gjalpë nëse nuk përdorni veshjet prej letre dhe me pas hedhim nga përbërja e brumit që kemi përgatitur. Mund të përdorim një lugë për akullore, pasi thjeshton shumë këtë proces.
  • Muffin me kungull i pjekim në furre të para ngrohur në temperaturën 180° për 20 minuta. Pasi janë pjekur, i lëmë të ftohen përpara se ti shërbejmë.
  • Këto ëmbëlsira janë ideale për të festuar Halloween dhe mund të dekorohen sipas fantazisë.

Receta të tjera që mund tu pëlqejnë me kungull janë rizoto me kungull, supe me kungull ose kek me kungull.

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

10 receta ëmbëlsira me mollë

Një përmbledhje me receta ëmbëlsirash me mollë. Tortat me mollë janë shume te shijshme dhe mund ti përdorni si në mëngjes por edhe pasditeve të shoqëruar me çaj. Lexoni këto receta të thjeshta për ëmbëlsira me mollë.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.