Kek me Mandarina

Me këtë kek me mandarina java do ju nisi shumë ëmbël. Përgatitja e këtij keku është e thjeshtë dhe shija dhe aroma fantastike.

Kek i butë me mandarina

Prep Time35 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 1 kg mandarina
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr kos i bardhë
  • 100 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pluhur për fryrje ëmbëlsirash
  • lëkura limoni
  • vanilje

Përgatitja

  • Frutat për të përgatitur kek me mandarina duhet ti zgjedhim biologjike. Qërojmë mandarinat nga lëkura dhe i presim në mes.
  • Mandarinat e prera i radhitim në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine dhe e kemi spërkatur me sheqer. Pjesën e prerë të mandarinave e vendosim poshtë.
  • Në një enë hedhim vezët, sheqerin, kosin, vajin dhe i përziejmë me rrahësen e telit për 3-4 minuta. Miellin dhe pluhurin për pjekje i bashkojmë dhe i hedhim te ena duke i situr.
  • Pasi e kemi përzier masën shtojmë lëkurën e limonit (pjesën e verdhë) dhe vaniljen. Masën për kek me mandarina e hedhim në tavën që kemi shtruar mandarinat.
  • Tavën e pjekim në furrë të nxehur në 180 °C për 30 minuta. Kek me mandarina e lemë edhe 10 minuta në furrë të fikur. Kur ta vendosim në pjatë pjesën e poshtme të kekut e kthejmë sipër, si në figurë.

Receta për kek i thjeshtë, kek me mollë, kek me kos.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Krem Karamel

Krem Karamel, Crème caramel, flan apo caramel custard është një ëmbëlsirë me një shtresë karameli dhe kremi nga ku merr dhe emrin. Me pak përbërës të thjeshtë do kemi një ëmbëlsirë të thjeshte dhe te shijshme.