Receta për Ëmbëlsira Brownies

Ëmbëlsira Brownies, kjo recetë vjen nga kuzhina tradicionale amerikane. Është një tortë ë ulët e përgatitur me çokollatë dhe me zemrën e butë. Brownies mund ti përgatisim në shumë mënyra të ndryshme.

Receta për Ëmbëlsira Brownies

Prep Time25 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 200 gr çokollatë e zezë 75%
  • 150 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • 40 gr kakao
  • vanilje
  • maja për ëmbëlsira
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në fillim për të përgatitur këto ëmbëlsira vrownies duhet të shkrijmë çokollatën. Në banjë-maria vendosim çokollatën e prerë në copa për shkrirje. Alternative çokollatën mund ta shkrijmë edhe në furrë me mikrovalë. Më pas shtojmë dhe gjalpin. Pasi shkrihen përziejmë të gjithë masën.
  • Në një enë hedhim vezët se bashku me sheqerin. I trazojmë se bashku dhe shtojmë kakaon e situr se bashku me miellin. Miellin e kemi përzier me majanë për ëmbëlsira dhe pak kripë. Hedhim edhe pak vanilje.
  • Hedhim edhe çokollatën e shkrirë dhe vazhdojmë ti trazojmë derisa e gjithë masa për Ëmbëlsira brownies të jete homogjene. Nuk është nevoja ti rrahim, mjafton të përzihen mirë.
  • Ëmbëlsira brownies është gati për tu pjekur. Në një tavë ku kemi vendosur letër kuzhine (drejtkëndëshe) hedhim masën e përgatitur të ëmbëlsirës. Tavën ë vendosim në furrë në temperaturën 180°C për 30/40 minuta.
  • Duhet të kemi parasysh që mos ta pjekim shumë, pasi është karakteristike e kësaj ëmbëlsire qe zemra te qëndroje pak e qullët.
  • Ëmbëlsira brownies janë gati. I presim në forma katrore dhe i shërbejmë. Sipas dëshirës sipër mund të shtojmë pak çokollatë të shkrirë.

Nëse ju pëlqen kuzhina amerikane ju sugjerojmë të lexoni recetat për pancakes ose pancakes me boronica.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për krep me nutella

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piaster te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbela (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Ato shërbeheshin në datën 2 Shkurt dhe kur hapej në piaster, zakonisht shprehej një dëshirë. Duke lene mbrapa historinë le të shikojmë recetën e tyre. Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të pergatitur disa krep.

Receta për Kabuni

Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.