Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.

Biskota me miell misri

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 10 cope
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 200 gr miell misri
  • 150 gr miell orizi
  • 100 gr sheqer
  • 10 ml qumësht
  • 90 gr gjalpë i butë temperaturë ambienti
  • 3 të verdha veze
  • 1 lugë e vogël sodë
  • lëkurë limoni për aromë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim të verdhat e vezës, sheqerin, qumështin duke i përzier te gjitha së bashku. Më pas shtojmë miellin me sodën.
  • Shtojmë gjapin e butë dhe e përziejmë masën derisa ajo të bëhet një masë lidhur dhe homogjene.
  • Brumin e përgatitur e hapim me pec (okllai) në tavolinën e punës me trashësi 2-3 cm.
  • Presim format e biskotave sipas dëshirës. Format e prera i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. Furra të jetë e nxehur me parë. I pjekim biskotat në temperaturën 200 grade për 20 minuta.
  • Mielli misrit është një burim fibrash që rregullon jo vetë lëvizjet e zorrëve por edhe përthith kolesterolin dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj biskotat qe ne po përgatitim janë te dobishme jo vetëm për të rriturit por shume te domosdoshme për fëmijët.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Receta për biskota me shije limoni, biskota të mbushura me mollë ose biskota me mjaltë.

Cilat janë biskotat tuaja të preferuara? Na shkruani në komente.

2 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.

Krem çokollate (krem ganash)

Kremi ganash është një lloj kremi me përbërje çokollate e pana, i cili gjen një përdorim të gjerë në pastiçeri. Me të mund të zbukurojmë e mbushim torta të ndryshme, por mund edhe ta shijojmë ashtu siçështë duke i hedhur sipër biskota të shtypura ose lajthi e arra.