Pandispanjë me luleshtrydhe

Ëmbëlsirë e thjeshtë pandispanjë me luleshtrydhe dhe ajkë të freskët të rrahur (pana). Kjo ëmbëlsirë është idealë për çdo stinë dhe event, në faqen tone gjeni versione me fruta të ndryshme.

Pandispanjë me luleshtrydhe

Prep Time30 minutes
Cook Time15 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 15 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: biskota, embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 280kcal

Përbërësit

Për pandispanjën

  • 95 gr miell
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 2 gr kripë
  • 4 kokrra vezë
  • 150 gr sheqer
  • esence vanilje
  • 25 ml vaj lule dielli

Për mbushjen

  • 300 gr luleshtrydhe
  • 50 gr sheqer
  • 15 ml ujë

Për kremin

  • 250 gr ajkë pana
  • 60 gr sheqer pluhur

Përgatitja

Përgatitja e reçelit

  • Si fillim përgatitim reçelin për mbushjen e pandispanjë me luleshtrydhe. Në një enë hedhim luleshtrydhet e prera, sheqerin ujin dhe i vëmë në zjarr të ziejnë për 15 minuta. Më pas e lemë të ftohet.

Përgatitja e pandispanjës

  • Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin dhe i rrahim me rrahësin elektrik për 5 minuta duke shtuar esence vanilje dhe vaj lule dielli.
  • Miellin e bashkojmë me fryrësin e sitim dhe vazhdojmë ta hedhim te vezët duke e përzier me anë të një shpatulle. Brumin e hedhim në një tavë 30×40 ku kemi shtruar një letër kuzhine.
  • Pandispanjën e pjekim në furrë të nxehur në 180 °C për 15 minuta. Pasi është pjekur tavën e kthejmë në një letër kuzhine të spërkatur me sheqer pluhur. Më pas e mbështjellim pandispanjën role duke e lënë të ftohet, ndërkohë merremi me kremin.

Përgatitja e kremit

  • Në një enë qelqi hedhim ajkën (lexoni përbërësi pana) dhe e rrahim për 5 minuta me rrahësin elektrik. Duhet të vëmë re se ajka duhet të jetë e ftohtë.
  • Në fund shtojmë pak sheqer pluhur dhe e përziejmë.
  • Hapim pandispanjën dhe e lyejmë gjithë sipërfaqen me panën e rrahur. Sipër i shtojmë masën e përgatitur me luleshtrydhe dhe disa kubik të freskëta. Sipër shtojmë akoma dhe pak krem.
  • Pandispanjën e mbështjellim me kujdes në formë roleje. E lëmë në frigorifer për të paktën 30 minuta. Më pas e vendosim pandispanjën me luleshtrydhe në pjatancë dhe e dekorojmë sipër sipas dëshirës.

Ëmbëlsirë e ngjashme me role kiwi

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta per Tiramisu

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.