French Macarons per Valentine’s Day

Ky version i French Macarons i dedikohet 14 Shkurtit. French Macarons, janë ëmbëlsira të vogla të rrumbullakëta të cilat mund ti mbushim me krem me shije të ndryshme

French Macarons per Valentine's Day

Përbërësit

  • Rreth 30 Macarons

  • 125 gr miell bajame
  • 210 gr sheqer pluhur
  • 100 gr të bardhë veze rreth 3 të bardha veze
  • 30 gr sheqer
  • 1 maj lug çajingjyrë e kuqe ushqimore
  • Për mbushjen krem chantilly

  • 500 ml pana e fresket
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Për mbushjen me çokollatë

  • 20 ml pana
  • 200 gr çokollate e zezë

Përgatitja

  • Në fazën kur të përzieni miellin e bajameve me sheqerin pluhur duhet te shtoni dhe ngjyrën e kuqe. Me pas procedura është e njëjte si receta për bazë për French Macarons.
  • Pasi macarons të jenë ftohur, i hiqni nga tava me kujdes dhe mund ti ndani në mënyrë të barabartë për mbushje.
  • Macarons me Kremin Chantilly

  • Për të përgatitur kremin chantilly, në një enë hedhim panën e freskët dhe 2 lugë gjelle sheqer pluhur dhe i rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një masë të dendur.
  • Hedhim masën e përtuar në një xhep pastiçeri dhe fillojmë mbushim macarons.
  • Mbushja me çokollatë

  • Bashkojmë çokollatën me panën dhe i nxejmë derisa të shkrihet çokollata. Më pasë e lëmë të ftohet dhe e hedhim në një xhep pastiçeri për të mbushur macarons.

Notes

Ju bëftë mirë & Gëzuar Shën Valentinin

pink-french-macarons-recipe-chocolate

0 Shares
1 comment
  1. mua me te vertet pelqeu programi juaj sepse i kishte disa efekte te cilat te terhiqnin me receptat tuaja keshtu qe un vet personin ju
    falenderoj shum per kete receta sepse ishin te mrekullueshme dhe un i bera ato ne diten me te veqant per mua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.