Panxharsheqeri me mollë

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Rrepat e kuq kanë shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i rrepave pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 kokrra rrepa te kuq
  • 1 kokërr mollë
  • 2 qepë të njoma
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • 1/2 luge lëng limoni

Përgatitja

  • Rrepat i qërojmë, e presim në feta dhe e ziejmë në tenxhere me avull ose e lemë të plotë dhe e ziejmë në tenxhere me ujë.
  • Më pas e lemë të ftohet. Marrim mollën dhe e presim në feta. Në një pjatë, vendosim fetat e rrepave, mbi to fetat e mollës dhe në mes qepën e njomë e prerë hollë.
  • Sallatës sipër i hedhim vaj ulliri, kripë dhe pak lëng limoni. Kjo është një pjatë e freskët dhe e veçantë.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
2 comments
  1. Receta e juaj me pelqeu shume per arsye se kjo sallat i thith helmet ne organizmin e njeriut dhe me kombinim me mollen e ushqen trurin dhe e pasuron melqien qe eshte vorrez e rruzave te kuqe te gjakut.Tretet lehet ne organizem,e regullon shtypjen e gjakut dhe eshte e pastron kolesterolin e keq ,prandaj e preferoj per njerzit te te gjitha moshave.Ju pergzoj shume per receta te juaja vitaminoze…

  2. Ne ju falenderojme ju per fjalet e bukura dhe qe na ndiqni me kaq vemendje. Ju falenderojme gjithashtu edhe per informacionin e dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.