Kjo tavë është me të vërtetë shumë e thjeshtë në përgatitje. Mjafton ti vendosim e ti pjekim në tavë të gjitha perimet dhe pjata është gati. Mund të shtoni sipas dëshirës edhe perime të tjera.
Tavë me perime të ndyshme
Sasia: 0
Përbërësit
- 1 karrotë
 - 1 spec
 - 1 kungull i vogël
 - 1 patate
 - 1 finok
 - 1 patëllxhan i vogël
 - 200 gr lulelakër jeshile
 - 1 qepë
 - pak vaj ulliri
 - pak kripë
 - pak rigon
 
Përgatitja
- Lajmë mirë të gjitha perimet. Qërojmë pataten, qepën dhe karrotën. I presim perimet ne copa dhe i vendosim në një enë të madhe. Pasi i kemi prerë të gjitha, i hedhim sipër kripë, shumë rigon e vaj ulliri.
 - I përziejmë mirë me lugë druri. Në një tavë vendosim letër furri e mbi të hedhim perimet.
 - Shtojmë dhe 2-3 lugë uji dhe e vendosim tavën të piqet në furrë. Pasi janë pjekur, i shërbejmë perimet të ngrohta ose edhe të ftohta janë të shijshme.
 

					
											
											
											
											
											
											
5 comments
cka eshte finoku??
Albana ke te drejte te pyesesh se jo te gjithe ne Shqiperi e njohin dhe e perdorin kete perim. Atehere finoku nuk eshte gje tjeter veçse koprra, eshte zhardhoku ( me qarte palca) i koprres (jo asaj te egres). Ka shume veti kuruese dhe eshte shume i perdorur dhe ne kuzhine.
Shume te falmeinderit Nerti per saqrimin,me beso qe se kam dite se as ne kendej nga Kosova nuk e perdorim,me perjashtim tani me keto recetat e reja ….Suksese
nerti nese ka mundsi a shpjego ne gjuhen gjermane ne qoft se edin qfar esht finoku
te shijshme