Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së fundvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa pasur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Gjel deti i pjekur

Prep Time30 minutes
Cook Time2 hours
Total Time2 hours 30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 1 gjel deti rreth 7-8 kg
  • 150 gr gjalpë
  • kripë e trashë

Përgatitja

  • Pasi e kemi pastruar e larë mirë mishin e gjelit të detit e vendosim mbi një tavë të madhe. Vendosim një palë dorashka e fillojmë ta lyejmë komplet mishin me gjalpë, e fërkojmë ngadalë. Më pas i hedhim edhe kripën duke pasur kujdes që ta spërkasim gjithë mishin me kripë.
  • Tavën me gjelin e detit e vendosim në furrë të nxehtë 250°C përreth 30 minuta. Pasi e shohim që mishi është i skuqur sipër, e nxjerrim tavën nga furri dhe e kthejmë gjelin nga ana tjetër. E lemë të skuqet edhe nga kjo anë.
  • Më pas i shtojmë dy gota uji dhe e mbulojmë tavën me letër alumini. Ulim temperaturën e furrit në 180-200°C dhe vendosim tavën në të. E lemë mishin të piqet përreth 3 orë. Herë pas here mund ta lagni me pak ujë të ngrohtë.
  • Pasi mishi është pjekur komplet fikni furrën dhe lëreni mishin të pushojë pak në të. Më pas e vendosim në tavë dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Notes

gjel-deti-kaposh_deti-viti-ri-receta-tradicionale-ricette-feste-recept-mish-pershesh-4

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar nga Artigatimit.com!

gjel-deti-kaposh_deti-viti-ri-receta-tradicionale-ricette-feste-recept-mish-pershesh-1
gjel-deti-kaposh_deti-viti-ri-receta-tradicionale-ricette-feste-recept-mish-pershesh-5
0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.

Qofte me bizele

Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.