Receta për krep me nutella

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piaster te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbela (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Ato shërbeheshin në datën 2 Shkurt dhe kur hapej në piaster, zakonisht shprehej një dëshirë. Duke lëne mbrapa historinë le të shikojmë recetën e tyre. Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të përgatitur disa krep.

Krep me Nutella

Krep me nutella është padyshim një nga ëmbëlsirat më të mira e më të thjeshta në përgatitje. Kjo ëmbëlsirë pëlqehet si nga fëmijë dhe të rritur. Në këtë recetë ne i kemi mbushur krep me nutella, por fare mund mund të përdorni edhe reçel ose marmelata të ndryshme.

Receta për krep me nutella

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • pak kripë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 1 vazo vogel çokokrem nutella
  • pak sheqer pluhur për zbukurim

Përgatitja

  • Marrim një enë qelqi të madhe e hedhim në të miellin e pak kripë. I trazojmë mirë e shtojmë me ngadalë qumështin duke e rrahur vazhdimisht. Duhet të kemi kujdes që të mos formohen kokrra nga mielli. Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik. Shtojmë edhe vezët duke vazhduar ta rrahim mirë.
  • Shkrijmë gjalpin në banjëmaria ose në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, ( duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë). Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.
  • Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve, ( nëse nuk keni mund të përdorni edhe një tigan normal duke e lyer me pak gjalpë rreth e qark, mjafton që të jetë nga ata që nuk ngjisin poshtë).
  • Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij,një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin, i cili është prej druri e ka një formë T.
  • E lemë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur.
  • Pasi janë pjekur, marrim një krep, e lyejmë komplet me çokokrem, ( nëse është pak i fortë, futeni për disa çaste në mikrovalë ose banjëmaria që të shkrijë). Më pas e përthyejmë krepin më dysh e më pas akoma më dysh. E vendosim krepin në pjatë dhe e zbukurojmë sipër me sheqer pluhur.

Notes

receta-krepe-crepes-nutella-ricetta-foto-video-recipe-shqip-3

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-krepe-crepes-nutella-ricetta-foto-video-recipe-shqip-6

0 Shares
10 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me dy ngjyra

Kek me dy ngjyra lë të kuptosh se duhet të përgatisim dy brumëra të ndryshëm, por në fakt kombinimi i ngjyrave është vetëm në fund. Le të shikojmë së bashku përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Ëmbëlsirë Krokante me susam

Krokantja me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.

Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën