Torta me çokollatë e gjalpë kikiriku

Kjo tortë është me të vërtetë një nga ëmbëlsirat më të mira e më të forta. Duket e vështirë, por është një recetë e thjeshtë që nuk ka nevojë as të piqet në furrë. është një lloj cheescake e në bazë të kësaj torte është gjalpi i kikirikut që përdoret shumë në Amerikë.

Torta me çokollatë e gjalpë kikiriku

Përbërësit

  • 250 gr biskota me çokollatë
  • 100 gr gjalpë
  • 1 +1/2 filxhan me gjalpë kikiriku
  • 300 gr krem djathi maskarpone
  • 1/2 filxhan me sheqer
  • 100 gr pana
  • Për pjesën sipër

  • 3 lugë çokollatë të shkrirë
  • 3 lugë gjalpë kikiriku

Përgatitja

  • Marrim biskotat me çokollatë dhe i shtypim ose i grijmë me grirësin elektrik. Më pas i shtojmë dhe gjalpin e shkrirë. I trazojmë mirë bashkë.
  • Në një tavë të rrumbullakët shtrojmë letër kuzhine dhe hedhim në të masën e përgatitur. E shtypim mirë me dorë ose me lugë. Vendosim tavën në frigorifer përreth gjysmë ore.
  • Ndërkohë, në një enë qelqi hedhim maskarponen, sheqerin dhe 1 filxhan gjalpë e kikirikut. Fillojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Në një enë tjetër hedhim panën, e rrahim me rrahësin elektrik derisa të fryhet.
  • Bashkojmë panën e rrahur me përbërësit e enës tjetër. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë nga poshtë lart në mënyrë që masa të mos shfryhet.
  • Marrim tavën nga frigoriferi dhe hedhim sipër masën e përgatitur. E nivelojmë mirë e me kujdes me lugë. Sipër e lyejmë të gjithë tortën me një shtresë gjalpë kikiriku,(1/2 e filxhanit që na ka mbetur).
  • Vendosim tortën në frigorifer për disa orë.
  • Në momentin që do ta shërbejmë nxjerrim tortën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër çokollatën e shkrirë dhe me ndihmën e një xhepi pastiçier bëjmë edhe disa vija me çokollatë të ndërthurura së bashku me disa vija me gjalpë kikiriku.
  • Torta është gati për tu servirur. Të gjithë të ftuarit tuaj do të mbeten të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Falenderojme Erica Rivera per receten dhe fotot nga yummyluv

1 Shares
8 comments
  1. Shum e shijshme,por keta gjalp kikiriku dhe biskota me qokollat ku ti gjej un un jam nga [podujeva mduket se nuk ka ketu gjalp kikiriku dhe biskota me qokollat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krostatë me pjeshkë

Krostatë me pjeshkë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në shtëpi në çdo moment të ditës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshta dhe keni një ëmbëlsirë të freskët dhe shumë të shijshme, sidomos kur pjeshkat janë të ëmbla dhe me shume frutë. Kjo krostatë me fruta mund të konsumohet edhe për mëngjes me një gotë qumësht.