Pilaf Orizi

Pilafi i orizit është një pjatë që në vendin tonë është shumë e njohur dhe shumë e përdorur ne kuzhinen shqiptare. Në shumë raste pilafi nuk na del ashtu siç do ta donim. Me recetën e mëposhtme do të jeni të sigurt që gatimi pilaf orizi do të jetë shumë i shijshëm.

Pilaf Orizi

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr Oriz
  • 1 litër ujë ose lëng mishi
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një tenxhere vlojmë ujin ose lëngun e mishit.
  • Në një tigan hedhim vajin dhe gjalpin. Pasi ka shkrirë gjalpi hidhet orizi i larë. Kaurdiset orizi sa të zverdhet pak (jo të skuqet), hidhet lëngu i mishit ose uji i zier dhe kripa.
  • Mbulohet tenxherja me kapak dhe vihet në zjarr të ngadalshëm, ose në furrë derisa në sipërfaqe të krijohen vrima. Hiqet tenxherja nga zjarri dhe lihet e mbuluar me kapak për gati 10 minuta. Më pas hedhim pilafin në pjata dhe e servirim.

Notes

receta-pilaf-orizi-gatime-shqiptare-tradicionale-4

Përgatitja e Pilafit

Pilafi i përgatitur serviret në këto mënyra:

  • pilaf me gjalpë
  • pilaf me djathë kaçkavall
  • pilaf me salcë
  • pilaf me kimë
  • pilaf me fasule
  • pilaf me tasqebap
  • pilaf me kos
receta-pilaf-orizi-gatime-shqiptare-tradicionale-1

Ju bëftë mirë!

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Rizoto me djathë gorgonzola e lakër të bardhë dhe me një pluhur kanelle sipër është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veçantë. Shija e fortë e djathit gorgonzola bashkohet me atë të kanellës dhe të lakrës së bardhë dhe na jep këtë pjatë fantastike.

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.

Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm