Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Kek me çokollatë

konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

Receta e dërguar nga End R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kek me çokollatë.

Përbërësit për Kek me çokollatë


  • 100 gr gjalpë

  • 100 gr çokollatë të zezë

  • 80 gr sheqer

  • 50 gr miell

  • 2 kokrra vezë


Përgatitja

Në një enë shkrijmë çokollatën dhe gjalpin.
Në një enë tjetër, rrahim vezët. Pastaj hedhim miellin dhe sheqerin dhe e përziejmë mirë masën.
Çokollatën e shkrirë bashkë me gjalpin, i hedhim tek masa që krijuam. I përziejmë deri sa të krijohet një maze, pak e lëngëzuar.
Masën e krijuar e ndajmë nëpër 4 format e aluminit. E fusim në furë për 15 minuta në temperaturën 160°C.
Pasi të ftohet, keku është gati për tu servirur.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Komento nga Facebook!

Shkruani komentin tuaj - Komente