French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

French Macarons - Receta Baze

Sasia: 0

Përbërësit

  • Rreth 30 Macarons

  • 125 gr miell bajame
  • 210 gr sheqer pluhur
  • 100 gr të bardhë veze rreth 3 të bardha veze
  • 30 gr sheqer

Notes

E bardha e vezëve për French Macarons

Për të pasur një meringë sa më të dendur dhe rezultat sa më të mirë, këshillohet që e bardha e vezëve të ndahet nga e verdha dhe të ruhet të paktën një natë në frigorifer.

Përgatitja e Macarons

Marrim të bardhat e vezëve të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti 20-25°C, dhe fillojmë ti rrahim në një enë të thellë qelqi ose porcelani. Mund të përdorni rrahëse vezësh ose rrahës elektrik por kujdes mos kaloni në mbi rrahje.
Pasi të jetë formuar një shkumë e bardhë, shtojmë sheqerin (30gr) pjesë-pjesë dhe vazhdojmë me rrahjen.
Vezët duhet ti rrahim derisa e bardha të formojë një masë të bardhe kremoze dhe kur të ngremë rrahësen, duhet të jetë një majë e mprehtë dhe jo të përkulet.
Përziejmë miellin e bajameve me sheqerin pluhur, dhe gjysmën e kësaj mase e hedhim tek e bardha e vezëve (Nëse mielli nuk është shumë i imët, më përpara mund ta kalojmë në një mikser së bashku me sheqerin pluhur).
Me ndihmën e një luge fillojmë ta trazojmë me kujdes. Më pas shtojmë dhe gjysmën tjetër. E trazojmë ngadalë derisa të kemi një masë homogjene dhe të shndritshme.
Marrim xhepin e kuzhinierit dhe e mbushim me masën e përgatitur. Në një tavë, ku më parë kemi shtruar letër kuzhine fillojmë dhe krijojmë disa rrathë të vegjël me diametër më të vegjël se 4-5cm.
Pasi ta kemi mbushur tavën duhet ta përplasim lehtë mbi planin e kuzhinës, kështu largojmë ajrin dhe evitojmë të krijohen flluska në brendësi, si dhe përftojmë një formë të rrumbullakët dhe të lëmuar sipër.
Tavën duhet ta lemë të pushoj në një ambient të freskët 20-25°C për 30-40 minuta. Macarons janë gati për tu pjekur nëse kur prekim sipërfaqen ato nuk ngjisin.
E fusim në furre ventilimi tavën me Macarons, në temperaturën 170°C dhe e lemë të piqet për 15-20 minuta (160°C për furrat e tjerë).
Pasi të piqen, i lemë të ftohen dhe më pas i heqim nga tava.
best-original-french-macarons-ever-recipe
Macarons tani janë gati për tu mbushur me shijen tuaj të preferuar. Këshillohen të ruhen në frigorifer në një vazo dhe të shërbehen të nesërmen. Lexoni gjithashtu recetat për French Macarons me çokollate apo Red French Macarons

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
4 comments
    1. Ajla mielli i bajameve eshte perberesi kryesor i recetes dhe me miell normal nuk te dalin. Mielli i bajameve arrihet duke grire bajamet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.

Receta për Kabuni

Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.

Receta për krep me nutella

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piaster te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbela (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Ato shërbeheshin në datën 2 Shkurt dhe kur hapej në piaster, zakonisht shprehej një dëshirë. Duke lene mbrapa historinë le të shikojmë recetën e tyre. Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të pergatitur disa krep.