Gjylnar – Ëmbëlsire Dibrane

Këtë recete na e ka dërguar Alketa në Faqjen tonë në Facebook. Është një ëmbëlsire tipike dibrane dhe shërbehet me sherbet.

Gjylnar - Ëmbëlsire Dibrane

Sasia: 0

Përbërësit

  • 4 kokrra veze
  • 250 gr gjalpë
  • 300 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 luge çaji me maja per ëmbëlsira
  • pak vanilje sipas dëshirës
  • Për sherbetin

  • 150 ml ujë
  • 200 gr sheqer
  • pak lëng limoni

Përgatitja

  • Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë një valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzier mirë. Pasi masa te filloi të shkëputet nga bordi e heqim dhe e lëmë të ftohet. Me pas me ndihmën e një roboti kuzhine bashkojmë vezët me brumin. Nëse e përzieni me dorë, mund ti hidhni vezët një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe me pas i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta përafërsisht.
  • Ndërkohë përgatisim sherbetin.
  • Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr.
  • Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin. Tavën e mbulojmë me një letër alumini.

Notes

Përgatitja

Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund ti shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
6 comments
  1. sherbeti i hidhet i ftohte dhe embelsira e nxehte? Si behet hedhja e sherbetit ne kete embelsire? Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel me Kajsi

Janë të shumta recetat për reçel në faqen e Arti Gatimit. Reçel me kajsi i shtohet kësaj liste. Për mëngjes kjo ëmbëlsirë do ju kapi ngarkesën e duhur për një ditë plot energji. Reçelin me kajsi mund ta përdorni edhe për përgatitjen e ëmbëlsira të ndryshe apo krostatave.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.