Waffle – Embëlsira belge

Waffle apo siç mund të njihen ndryshe me emrin gaufre, janë ëmbëlsira në formë petulla qe piqen në piastër të posaçme. Recetat e waffle janë të ndryshme në gjithë Evropën, ne kemi zgjedhur ato pak të ëmblat dhe një shijë delikate.

Waffle – Embëlsira belge

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 250 gram miell tip 00
  • 3 kokrra veze
  • 50 gram sheqer
  • 300 mL qumësht
  • 50 gram gjalpë
  • esence vanilje
  • pak kripë

Përgatitja

  • Fillojmë duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Rrahim te bardhat me pak kripë derisa të jenë një masë e ndalur.
  • Në një enë tjetër rrahim të verdhat e vezëve se bashku më sheqerin. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë por të ftohtë.
  • Shtojmë edhe të bardhat e vezëve dhe i trazojmë më delikates. Në hapin tjetër hedhim edhe qumështin. Shtojmë vaniljen dhe e trazojmë masën.
  • Miellin e sitim dhe e shtojmë masës. E trazojmë derisa e gjithë përbërja të jetë homogjene.
  • Nxehim piastrën dhe e lyejmë pak me gjalpë. Shtojmë një mas nga përbërja dhe e mbyllim. E pjekim rreth 4-5 minuta.
  • Waffle janë gati, hedhim sipër pak shurup dhe i shoqërojmë me fruta ose me akullore.

Receta për biskota me bajame

Ju bëftë mirë!

Ju mund te bëheni fan i Artigatimit ne Facebook ose mund ta na ndiqni ne Instagram.

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë

Tiramisu Akullore

Tiramisu akullore është një ëmbëlsire ideale për stinën e verës. Në faqen tonë gjeni edhe recetën për tiramisu klasike edhe tiramisu me luleshtrydhe. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube për tu njoftuar mbi recetat e reja.