Lëng frutash – Kajsi

Ja receta për lëng frutash, pa konservant dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruti i kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.

Lëng frutash – Kajsi

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Albanian
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1 kg kajsi
  • 1 l ujë
  • 180 gram sheqer
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Lajmë e qërojmë frutat për të përgatitur lëng frutash të shëndetshëm. I heqim farën dhe i presim në forma kubike. Frutat e prera i hedhim në një enë ku shtojmë sheqerin dhe ujin. Enën e vëmë në zjarr për 15-20 minuta.
  • Gjatë kohës që zien masa do ta trazojmë shpesh herë, duke i hequr shkumën e krijuar. Limonin e shtrydhim dhe 5 minutat e fundit shtojmë edhe lëngun e limonit.
  • Masën e grijmë me një mikser zhytës derisa masa të bëhet një lëng i trashë. Lëngun e kullojmë dhe e hedhim të nxehtë nëpër shishe qelqi të sterilizuara.
  • Shishet i kthejmë me kapak poshtë derisa të ftohen. Lëng frutash me kajsi është gati për tu servirur. Shoqëroheni me një pjesë ëmbëlsirë ose të freskët pasditeve.

Lëng frutash – Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

Lexoni gjithashtu recetat për lëng Dardhe ose lëng pjepri

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Çaj trëndafili të egër

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët mjekësore më të çmuara për vlerat e forta shëndetësore. Ai është një bimë që rritet në shkurre, sidomos në pjesët kodrinore të Shqipërisë.

Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.

Pije Franceze – Clericot

Clericot është një pije me origjinë franceze, por disa thonë se është shpikur nga anglezët që jetonin në Indi, për të freskuar nxehtësinë. Përgatitja e kësaj pije është super e lehtë dhe mund të shërbehet në një gotë vere.