Ëmbëlsirë me dardhë dhe karamel

Një recetë gatimi perfektë për një ëmbëlsirë me dardhë super të shijshme. Hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e ëmbëlsirës janë të thjeshta, por rezultati mahnitës.

Ëmbëlsirë me dardhë dhe karamel

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Frigorifer1 hour
Total Time1 hour 35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 150 gr bajame të qëruara
  • 4 kokrra vezë
  • 120 gr sheqer
  • 200 gr pana
  • 400 gr gjizë pa kripë ricotta
  • 400 gr dardha
  • 80 gr gjalpë
  • 80 gr sheqer pluhur
  • lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja

  • Bajamet të pastruara nga lëkura i grijmë në grirës elektrik së bashku me 30 gr sheqer pluhur.
  • Në një enë hedhim 3 të verdha veze dhe një të plotë. Vezët fillojmë ti rrahim me rrahësen e vezëve duke i shtuar edhe 120 gr sheqer.
  • Vazhdojmë rrahjen derisa të bëhet një masë kremoze dhe e fryrë. Shtojmë bajamet e bluara dhe gjalpin e shkrirë por të ftohur dhe këtë herë duhet ti përziejmë më një shpatull nga poshtë lartë.
  • Më pas shtojmë miellin e situr dhe vazhdojmë duke e përzier me shpatull.
  • Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve, me pak kripë, derisa të bëhen të qëndrueshme. Hedhim vezët e rrahura te masa e mëparshme dhe i përziejmë në të njëjtin drejtim, nga poshtë larë.
  • Masën e përgatitur e hedhim në një tavë ku kemi shtruar shtruar letër kuzhine.
  • Tavën e vendosim në furrë të para ngrohur në 180 °C për 10-15 minuta. Duhet ta kontrollojmë përpara se ta heqim. E lemë të ftohet dhe më pas e presim në mes për së gjati, kështu përftojmë dy disqe torte.
  • Ndërkohë dardhat i qërojmë, i presim në kubik të vegjël dhe i hedhim lëngun e limonit. Në një tigan të ngrohur hedhim 50 gr gjalpë, 50 gr sheqer pluhur dhe dardhat, të cilat i kaurdisim për 5-6 minuta.
  • Rikotën e kalojmë në sitë dhe e përziejmë me dardhat e kaluara në tigan por të ftohura. Rrahim edhe panën e freskët dhe e hedhim së bashku duke e trazuar që masat të bashkohen.
  • Rivendosim një pjesë të pandespanjës pjekur në tavën qe e poqëm dhe sipër hedhim mbushjen e përgatitur. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqes duke e niveluar. Sipër mbushjes vendosim pjesën tjetër. Tortën e vendosim në frigorifer për rreth 1 orë.
  • Ëmbëlsirë me dardhë është gati, kur e servirim e spërkatim me sheqer pluhur ose me sheqer të karamelizuar sipër.

Receta për ëmbëlsire pa pjekje

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

Mos harroni të shpërndani recetën e ëmbëlsirës me dardhë në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter. Gjithashtu në hapësirën ë komenteve mund të na nisni fotot tuaja.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.

Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.