Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, shampite apo edhe receta per xupa. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Pandispanjë e sherbetosur

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

Përbërësit për pandispanjë

  • 10 vezë
  • 10 lugë gjelle miell
  • 5 lugë gjelle heqer
  • 5 gr gjalpë

Përbërësit për sherbetin

  • 800 gr sheqer
  • 600 ml uji
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 pako vanilje

Përgatitja

  • Fillojmë duke hedhur vezët në një enë të thellë dhe i rrahim me rrahësin elektrik, për gati 15 minuta. Më pas shtojmë sheqerin dhe i rrahim dhe 5 minuta të tjera. Mund të përdorim dhe rrahësen e vezëve por koha e rrahjes është me zgjatur.
  • Në fund hedhim miellin duke e situr dhe e përziejmë me anë të një shpatulle. Përzierjen e miellit duhet ta bëjmë ngadalë që masa të mos na ulet. Pasi e kemi përzier mirë, brumin e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe spërkatur me pak miell.
  • Tavën e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. Pasi të jetë pjekur pandispanja e lemë edhe 10 minuta në furrë të fikur, në ketë mënyrë pandispanja ka kohë të kullojë.
  • Në një enë hedhim masën e sheqerit dhe e kaurdisim duke e trazuar shpesh sa të marri një ngjyrë të verdhë. Më pas hedhim masën e ujit dhe e lemë në zjarr të ngadalshëm edhe 5 minuta. Pasi të marri valë shtojmë edhe lëngun e limonit. Fikim zjarrin dhe hedhim vanilje.
  • Pasi të jetë ftohur pandispanja e presim në format që dëshirojmë. Sherbetin e hedhim pak të ftohur, në temperaturë gati 80°C. Pandispanja shërbehet e ftohtë me pije të ndryshme.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bonbone

Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet. E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t'iu gjendet në shtëpi.

10 receta ëmbëlsira me mollë

Një përmbledhje me receta ëmbëlsirash me mollë. Tortat me mollë janë shume te shijshme dhe mund ti përdorni si në mëngjes por edhe pasditeve të shoqëruar me çaj. Lexoni këto receta të thjeshta për ëmbëlsira me mollë.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.