Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Prep Time15 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time20 minutes
Course: Snack
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 300 gr luleshtrydhe
  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • pak kripë
  • 50 gr sheqer
  • 50 gr sheqer pluhur
  • lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim mbushjen për krepa, pasi duhet të pushojë rreth 1 orë. Luleshtrydhet i lajmë në ujë të rrjedhshëm dhe i pastrojmë nga bishtat. Më pas i ndajmë në disa pjesë dhe i hedhim në një enë se bashku me sheqerin. Shtrydhim sipër lëngun ë gjysmë limoni dhe i vendosim të pushojnë në frigorifer.
  • Për përgatitjen e krepave mund të lexoni receta bazë për krepa e cila ka një shpjegim më të detajuar.
  • Në një enë përgatisim masën për krepa duke hedhur miellin dhe pak kripë. Duke trazuar shtojmë qumështin dhe vezët e rrahura me pirun. Rrahim masën për krepa në mënyrë qe mos të formohen kokrriza. Shkrijmë gjalpin dhe e hedhim masës së formuar. E lëmë të pushojë për disa minuta.
  • Nxehim enën për krepa dhe hedhim nga masa për krepa derisa të formohet një shtresë e hollë. Pjekim krepat për 2/3 minuta në të dyja anët. Vazhdojmë kështu me të gjithë masën për krepa mbushur.
  • Nxjerrim luleshtrydhet e përgatitura më parë dhe në çdo krep që përgatitëm shtojmë 2 lugë nga frutat dhe i mbyllim. Mund të formojmë edhe role me krepat.
  • I vendosim në pjatë krepa mbushur dhe shtojmë sipër dhe disa luleshtrydhe të tjera dhe pak nga lëngu i formuar. Hedhim sheqer pluhur sipas dëshirës dhe i shpërbejmë.

Receta për krepa baze, krepa me perime ose krepa integral

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.