Ujë me limon për tu rikthyer në formë – Detox Water

Me stinën e verës rikthehen edhe recetat për të mirëmbajtur trupin dhe të rikthejmë format e duhura. Detox water aromatizues me mendërz dhe limon do ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin e humbur gjatë muajve të dimrit.

Ujë me limon për tu rikthyer në formë – Detox Water

Prep Time4 minutes
Total Time4 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Global
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 80kcal

Përbërësit

  • 2 L ujë
  • 1 kastravec
  • 1 limon
  • 1 lime
  • 10 fletë mendërz e freskët
  • xhinxher sipas dëshirës
  • kube akulli

Përgatitja

  • Për të përgatitur ujë detox, si fillim lajmë mirë perimet dhe i presim në feta të holla. Presim limonin dhe lime në gjysmë dhe me ndihmën e një shtrydhëse, nxjerrim lëngun e të dyve. Hedhim lëngun e përftuar në ujë dhe e trazojmë.
  • Më pas shtojmë kastravecin e prerë hollë. Shtojmë më pas edhe gjethet e mendërz. Ujë detox e përgatitur e lëmë gjithë natën në frigorifer.
  • Mund të shtoni edhe disa pjesë xhinxher nëse ju pëlqen shija. Xhinxher ka shume veti të dobishme dhe shpejton organizmin.
  • Ujë me limon detox ndihmon në djegien e yndyrave dhe pastrimin e trupit nga substanca e dëmshme të grumbulluara në trup.
  • Kur ta shërbejmë shtojmë akull dhe një fetë limoni sipër në gotë.

Lexoni gjithashtu lëng portokalli, lëng molle ose lëng i kuq i shëndetshëm.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Domate të thata nën vaj

Duke qenë se jemi në një periudhë kur piqet domatja, do te shikojmë tekniken si ti ruajmë ato të thata nën vaj. Këto domate mund të hapen në dimër për tu shijuar me një pjatë të ngrohte apo sipër bukës të thekur me pak sallam.