Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Fiq të thatë - Pestil

Prep Time10 minutes
Cook Time2 hours 30 minutes
Total Time2 hours 40 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 1 kg fiq
  • letër furre

Përgatitja

  • Procedura për të përgatitur fiq të thatë, është fare e thjeshtë. Për të shpejtuar punën kemi përdorur furin elektrik, por mund ti thani fiqtë edhe ne ambient të thatë, por koha është më ë gjatë.
  • Lajmë fiqtë, i kullojmë dhe i pastrojmë nga bishtat. I presim në mes dhe i vendosim në një tavë. Tavën e vendosim në furrë të nxehur në temperaturën 150°C për 2 orë sa lëngu i fiqve të mpikset.
  • Në hapin tjetër kemi dy mundësi. Mund të përdorim makinerinë e mishit të grirë, ose në një grirës elektrik.
  • Fiqtë tashmë të pjekur i grijmë dhe masa do të bëhet si marmelatë. Marmelatën e hapim në një letër furre me trashësi 2 mm. Marmelata thahet në diell nëse ambienti është i pastër. Në të kundërt thahet në furrë në temperaturën 100°C për 30 minuta.
  • Fiqtë e thatë ose pestilin e lemë të ftohet dhe e presim në rripa duke e hequr nga letra. Pestilin e palosim në format që dëshirojmë dhe e ruajmë në për stinën e dimrit.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Lexoni recetat për reçel fiku, marmelatë fiku ose krostate me fiq.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Amareta – Receta për Embelsira

Kur flasim për amareta, mëndja na shkon tek gjyshet tona të cilat janë të pa përtuara për përgatitjen e këtyre biskotave që të shkrihen në gojë. Amaretat janë shumë të mira dhe të pëlqyeshme për fëmijët.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta për Qumështor

Një recetë për një ëmbëlsirë që është shumë e thjeshtë për tu bërë dhe shumë e mirë për tu ngrënë. Kjo është një recete që e kam marrë nga mami im.