Krostatë me fiq të freskët

Krostatë me fiq të freskët për të mbyllur stinën e verës në bukuri e plot shije. Baza në brumin frolla e mbushur me rikota dhe sipër fiq të freskët.

Krostatë me fiq të freskët

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

Për bazën

  • 150 gr miell
  • 2 të verdha veze
  • 70 gr sheqer
  • 80 gr gjalpë
  • lëkurë limoni
  • pak kripë

Për mbushjen

  • 400 gr fiq të freskët
  • 200 gr rikota gjizë pa kripë
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 50 gr lajthi të grira

Përgatitja

  • Për të përgatitur krostatë me fiq të freskë, si fillim duhet të bëjmë bazën për krostatë. Si përherë më klasikja është baza me brumin frolla.
  • Në një enë qelqi ose në tavolinën e punës hedhim miellin së bashku me sheqerin, lëkurën e limonit, vezët dhe pak kripë. I trazojmë me duar derisa të përzihet gjithçka. Më pas i hedhim dhe gjalpin dhe e punojmë brumin për 7-8 minuta. Brumin e lemë të pushojë për 40 minuta në frigorifer.
  • Në hapin tjerwr e hapim brumin që ka pushuar tashmë me diametrin e tavës. Brumin e vendosim në tavë dhe pjesët anësore të brumit i rregullojmë mirë anës tavës duke hequr tepricën. E pjekim bazën në temperaturën 170°C për rreth 10 minuta.

Përgatitim mbushjen

  • Rikotën e punojmë mirë me pirua duke shtuar sheqerin, shtojmë 4-5 fiq të prerë në pjesë të vogla dhe disa lajthi të grira. E trazojmë mirë dhe e hedhim sipër petës. Mbi mbushje vendosim feta fiku të prera në forma rrethore. Tavën e futim në frigorifer pwr te paken 30 minuta.
  • Krostatë me fiq të freskët është gati. E presim në copa dhe e shërbejmë me pak sheqer pluhur sipër.

Receta që mund tu pëlqejnë smoothie me fiq, torte me fiq ose reçel fiku.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë