Si të gatuajmë Brokoli në mënyra të ndryshme

Si të gatuajmë Brokoli në mënyra të ndryshme gjatë dimrit? Në fakt sa më pak të “përpunohet” brokoli gjatë gatimit aq më mirë është pasi ruan vlerat ushqimore dhe shijen. Motivi kryesor pse preferohen gatimet klasike të thjeshta për këtë perime dimërore.

Pse duhet të konsumojmë brokolit

Brokoli konsiderohet një perime shumë e shëndetshme. Disa studime kanë treguar që brokoli mund të parandalojë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe të pastrojë qelizat. Brokoli futet tek 6 ushqimet qe te shtojnë jetën

Si të pastrojmë brokoli?

Për të pastruar brokoli është shumë e thjeshtë. E lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe heqim gjethet. E presim në fund të kërcellit. Kërcellin nëse preferoni mund ti përdorni edhe për të përgatitur lëng perime ose supë.

Brokoli të zier

Për të përgatitur brokoli të zier mjaftojnë një enë me ujë të bollshëm. Pasi uji zien hedhim pak kripë dhe shtojmë brokoli të pastruar. I ziejmë jo më shume se 3/4 minuta.
Për të ruajtur ngjyrën jeshile të theksuar, duhet ti zhysim në ujë të ftohtë, nëse përdorim akull akoma më mirë.
Shërbejmë brokoli me pak piper dhe vaj ulliri sipër.

Brokoli në avull

E njëjta procedure si sipër ndiqet edhe për të përgatitur brokoli në avull. Vendosim brokoli në një enë më avull për pak minuta. Më pas i kalojmë në ujë të ftohtë dhe sipër shtojmë pak kripë dhe piper. Vaj ulliri dhe i shërbejmë.

Supë krem me brokoli

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.
Lexo recetën e plotë

Couscous me perime

Couscous me perime

Couscous me perime është një pjatë e njohur mesdhetare, me origjinë nga Afrika e Veriut. Kjo është një recetë e lehtë dhe e shijshme.
Lexo recetën e plotë
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

10 Këshilla për biskota perfekte

Ekziston një metodë për të bërë pjekje perfekte të biskotave. Sapo të merrni bazat e duhura do të arrini të gatuani si kurrë më parë dhe do ndiheni si pastiçer të vërtetë, prandaj lexoni këtë artikull dhe filloni gatuani biskota shumë të shijshme.