Duke qenë se jemi në një periudhë kur piqet domatja, do te shikojmë tekniken si ti ruajmë ato të thata nën vaj.
Domate të thata nën vaj
Përbërësit
- 5 kg domate
- 1 l vaj ulliri
- disa gjete nenexhik ose borzilok
- pak sheqer
- pak kripe
Përgatitja
- Zgjedhja e llojit të domates mund të bëhet sipas preferencave apo mundësive por synoni tek domatet e vogla apo ato të gjatat!
- Domatet e zgjedhura i lajmë në ujë të rrjedhshëm dhe me pas i fshimë. Pas kësaj domatet duhet ti ndajmë në mes për së gjati.
- Tharja e domates mund të bëhet në dy mënyra, në diell ose në furre. Tharja në diell është ideale si për të forcuar shijen dhe vlerat ushqimore por kërkon më shumë kohë 7 - 10 ditë. Tharja në furrë është më e shpejtë dhe praktike.
- Nëse do të zgjidhni ti thani në diell, sigurohuni që vendi të jetë i mbrojtur nga pluhurat dhe është e këshillueshme që sipër te vini një lloj tyli për mbrojtje. Here pas here duhet që ti ktheni domatet, kështu tharja behet më uniforme.
- Për tharjen në furrë procedura është më e shpejte, 5 - 7 orë në temperaturën 100°C apo 120°C nëse keni zgjedhur domate të madhe. Nëse furri juaj ka opsionin e ventilimit, është mirë ta aktivizoni. Hiqni nga furri domatet që thahen më shpejtë.
Konservimi i domateve
- Për të konservuar domatet e thara këshillohet që të përdoren vazo qelqi. Për sterilizimin e vazove duhet të shtroni një rrobe në fundin e një tenxhere dhe të vendosni vazot. Mbusheni tenxheren me ujë dhe vëreni në zjarr të arrij pikën e vlimit. Lëreni dhe 30 minuta pasi ka filluar vlimin. Pas kësaj nxirrni vazot dhe ktheni me kokë poshtë të thahen.
- Marrim domatet e thata tashmë, dhe i vendosim me kujdes në vazo. Kur të arrijmë në mes nëse dëshironi për ti dhënë më shumë shije/aromë mund të vendosim disa gjethe nenexhik ose borzilok, kë të preferoni. E mbushim vazon deri 3cm sipër buzëz.
- Pas kësaj e mbushim me vaj deri 2cm sipër buzëz se vazos. Sipas preferencës mund të hedhim dhe disa fara spec djegës.
- Na ngelet dhe një proces tjetër, ai i vulosjes. Mbyllim mirë vazot me kapak duke siguruar që nuk i kemi mbushur shumë. Në një tenxhere, përsëri vendosim një rrobë në fundin e saj dhe tashme vendosim vazot e mbushura. Hedhim ujë në tenxhere derisa të mbulohen vazot. I njëjti proces si ne fillim. E çojmë tenxheren ne zjarr dhe e lemë dhe 20 minuta pasi ka kapur piken e vlimit.
- Për të siguruar vulosjen e saktë, shtypni kapakun e vazos. Nëse dëgjoni një klik, klik atëherë vazoja nuk është mbyllur/izoluar siç duhet.
- Ruani vazot me domate të thata në një vend të freskët dhe të erret. Këto domate mund të hapen në dimër për tu shijuar me një pjatë të ngrohte apo sipër bukës të thekur me pak sallam.
3 comments
Receta nga me te shishmet
shum te mira :P