Ëmbëlsirë Pasta Biskotë e mbushur me Ajkë Qumështi

Është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë e shpejtë dhe e freskët. Pasta biskote mund të përdoret dhe për ëmbëlsira të tjera.

Pasta biskotë e mbushur me krem pana

Prep Time30 minutes
Cook Time12 minutes
Resting2 hours
Total Time2 hours 42 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

Për pasta biskotë

  • 4 kokrra vezë
  • 60 gram miell
  • 60 gram sheqer
  • 40 ml vaj lule dielli
  • 50 ml ujë
  • 2 lugë kafeje maja pluhur për ëmbëlsira

Për mbushjen

  • 300 ml pana për ëmbëlsira ajkë qumështi
  • 150 gram qumësht panda qumësht i kondensuar
  • sheqer pluhur për zbukurim

Përgatitja

Përgatitja e pastës biskotë

  • Si fillim për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat.
  • Rrahim të bardhat deri sa të mos derdhet nga ena. Shtojmë sheqerin e vazhdojmë rrahjen.
  • Marrin të verdhat e vezës e i rrahim në një enë tjetër. Shtojmë vajin e lule diellit, ujin, miellin e vazhdojmë rrahjen.
  • Tek ena ku janë të verdhat e vezës me përbërësit e tjerë shtojmë të bardhat pak e nga pak. I trazojmë me lugë druri që vëllimi të mos bjerë.
  • Marrim masën dhe e shtrojmë në një tavë katrore ose drejtkëndëshi ku kemi vendosur më parë një letër furre. Letra e furrës na ndihmon që të mos ngjitet masa në tavë.
  • E pjekim ne furre të ngrohur fillimisht. Masa duhet të piqet për 12-13 minuta në 180 gradë furre me ventilator ose 190 grade në furrë statik për të njëjtën kohë.

Ndërkohë që masa piqet përgatisim mbushjen

  • Rrahim në një enë panën (ajkën e qumështit) deri sa të dendësohet, do duhen rreth 3-4 minuta në shpejtësi maksimale të rrahëses elektrike. Shtojmë brenda qumështin e kondensuar e vazhdojmë rrahjen.
  • Kur masa në furre është gati e lemë të ftohet.
  • Do duhet rreth 15 minuta për ftohjen. Pasi është ftohur marrim kremin për mbushje, dhe e hapim në mënyre të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e pasta biskote.
  • E mbështjellim në formë role dhe e lemë për të paktën 1 orë në frigorifer që ëmbëlsira të pushojë.
  • Pasi ka pushuar, pasta biskotë është e mbushur me krem pana gati. Sipër e spërkasim me sheqer pluhur.

Receta për role me fruta kiwi, ëmbëlsire e mbushur me krem ose lexo mbi përbërësin pana

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme