Muffin me mbushje çokollate për Shën Valentin

Si thoni sikur të festojmë Shën Valentinin me këtë recetë për muffin me mbushje çokollate. Përgatiteni për njerëzit tuaj të dashur dhe falini sa më shumë dashuri.

Muffin me mbushje çokollate

Prep Time35 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 12 forma
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 2 kokrra veze
  • 110 gr sheqer
  • 50 ml qumësht
  • 50 ml vaj luledielli
  • 200 gr miell 00
  • 30 gr kakao
  • 8 gr maja për ëmbëlsira
  • 100 gr çokollatë në kubik

Përgatitja

  • Për të përgatitur këta muffin me mbushje çokollate, marrim një ene ku rrahim vezët me sheqerin. I rrahim derisa sheqeri të shkrijë po thuajse i gjithë.
  • Në hapin tjetër shtojmë qumështin, vajin, miellin kakaon majan për ëmbëlsira. Do formohet një masë e njëtrajtshme pa kokrriza. Duhet të kemi parasysh që miellin ta sitim së bashku me kakaon.
  • Marrim format për muffin dhe hedhim për çdo formë 2/3 e masës. Më pas vëmë mbi çdo formë një kubik çokollatë. Shtojmë sërish 1/3 e masës së mbetur.
  • Muffin me mbushje çokollate është gati për tu pjekur. Duhet të kemi parasysh që furra duhet të jetë e ngrohtë me parë.
  • Pjekim muffin me çokollatë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

Lexo recetën për Muffin me karrota ose muffin me kungull.

Ju beftë mirë!

Lexo gjithashtu menu për Shën Valentin apo biskota ne forme zemër

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.

Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën

Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t'ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.