Si të gatuajmë Kek me Arra

Kek me Arra dhe krem mascarpone është një ëmbëlsirë me shumë shije. Përbërja e mbushjes me arra dhe pamja që merr, e bëjnë të përsosur për të gjitha rastet. Përgatitja e kësaj torte nuk është e vështirë dhe rezultati është i pabesueshëm.

Kek me Arra

Prep Time45 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 250 gr sheqer
  • 270 gr gjalpë
  • 100 gr arra të qëruara
  • 3 kokrra vezë
  • 1 pako maja për fryrje
  • 1 pako esencë vanilje

Për mbushjen

  • 400 gr djathë mascarpone
  • 150 ml panna e freskët
  • 20 gr arra të grira
  • 100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  • Për të përgatitur kek me arra si fillim duhet të rrahim në një mikser kuzhine gjalpin së bashku me sheqerin. Masa duhet të jetë në formë shkume. Kujtojmë që gjalpi duhet të jetë në temperaturë ambienti.
  • Në hapin tjetër shtojmë vezët edhe këto në temperaturë ambienti. Vezët duhet ti hedhim njëra pas tjetrës. Më pas shtojmë arrat e grira dhe e trazojmë me kujdes masën.
  • Shtojmë më pas miellin ku kemi hedhur majan për ëmbëlsira, së bashku me esencën e vaniljes. E trazojmë derisa masa të jete e njëtrajtshme dhe pa kokrriza.
  • Një tavë më diametër rreth 24 cm, e lyejmë me gjalpë dhe e spërkasim pak me miell, me pas hedhim brumin e përgatitur për kek me arra.
  • Ëmbëlsirën Kek me Arra e vendosin në furrë të nxehur me parë në temperaturën 180°C për rreth 35 minuta.

Kremi me mascarpone

  • Rrahim panna për ëmbëlsira me një rrahës elektrik ose me rrahësen e vezëve. Që panna të fryhet duhet të sigurohemi që ena të jetë e ftohtë.
  • Shtojmë sheqerin derisa të arrijmë një masa të qëndrueshme. Shtojmë më pas djathin mascarpone dhe gjithashtu arra të grira.
  • Pasi kek me arra është pjekur, e lëmë të ftohet dhe më pas e presin në mes. E mbushim me kremin e përgatitur dhe spërkasim arra të tjera në anë të saj. Vendosim sipas dëshirës disa arra të plota sipër.
  • Ëmbëlsira kek me arra është gati. E presim në feta dhe e shijojmë në raste speciale me të dashurit tanë.

Receta të tjera për të përgatitur ëmbëlsira si kek me molle, kek me qershi apo dhe kek me qumësht.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujton ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.

Tiramisu Akullore

Tiramisu akullore është një ëmbëlsire ideale për stinën e verës. Në faqen tonë gjeni edhe recetën për tiramisu klasike edhe tiramisu me luleshtrydhe. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube për tu njoftuar mbi recetat e reja.