Tavë orizi me qofte – Kuzhina Shqiptare

Rikthehemi me një recetë gatimi nga kuzhina shqiptare, tavë orizi me qofte. Ideale për tu përgatitur kur duhet të shtojmë një tavolinë për shumë persona.

Tavë orizi me qofte

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare, mish, oriz
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Për qoftet

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle bukë e bluar
  • 10 gr kripë
  • 5 gr piper i kuq
  • 5 gr piper i zi
  • 10 gr rigon

Për tavën

  • 400 gr oriz
  • 3 speca jeshil
  • 3 speca të kuq
  • 1 kokërr qepë
  • 2 kokërr domate
  • 10 ml vaj Ulliri
  • 800 ml ujë

Përgatitja

Përgatitim qoftet

  • Për të përgatitur këtë tavë orizi me qofte, si fillim në një enë hedhim mishin qepën e grirë në rende, vezën, bukën e bluar, kripë, erëza dhe i përziejmë. Pasi masa për qoftë është homogjene e lemë për 10 minuta të pushojë.

Hapi i dytë

  • Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim pak në një enë me vaj ulliri. E lemë sa të karamelizohet qepa dhe shtojmë kripën, domatet pure. E kaurdisim për gati 5 minuta.
  • Ndërkohë përgatitim qoftet me dorë dhe i radhitim në tavë. Shtojmë në tavë orizin, specat, qepën e kaurdisur, ujin e vluar.
  • Tavën orizi me qofte e pjekim në furrë të nxehur në 200 °C për 10 minuta dhe 20 minuta në 150°.
  • Tavë orizi me qofte është gati. E vendosim nëpër pjata dhe e shërbejmë.

Lexoni gjithashtu recetat per Oriz me perime, Pilaf orizi ose oriz me domate.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.