Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara

Ëmbëlsirë me banane të karamelizuara në pamje dhe shije fantastike. Kjo tortë e kthyer me banane është e butë dhe e përsosur për ta shërbyer për mëngjes ose si ëmbëlsirë me çaj. Në vijim varianti i recetës tonë, për të përgatitur këtë ëmbëlsire me banane.

Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: caramel, embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 380kcal

Përbërësit

  • 6 banane
  • 150 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 200 ml qumësht
  • 180 gr miell
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje
  • lëkurë portokalli

Për karamelin

  • 1 lugë gjalpë brum
  • 200 gr sheqer

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara, bananet duhet të jene të verdha dhe jo jeshile. Në këtë mënyrë do të kemi një ëmbëlsirë shumë të mirë.
  • Në fillim përgatitim karamelin. Në një enë të vendosur në zjarr hedhim 1 lugë gjalpë e lemë të shkrijë dhe shtojmë sheqerin. E trazojmë shpesh sa sheqeri të shkrijë dhe të marri një ngjyrë të verdhë.
  • Karamelin e hedhim në tavën e kekut të lyer me gjalpë. Më pas bananet i presim në rripa për së gjati dhe i radhitim sipër tavës ku hodhëm karamelin. Në fakt këtë ëmbëlsirë do e kthejmë nga poshtë lartë.
  • Në një enë qelqi hedhim gjalpin në temperaturë ambienti, sheqerin dhe e përziejmë me rrahës sa të shkrijë sheqeri. Më pas shtojmë dy banane, vezët një e nga nja duke vazhduar përzierjen e masës.
  • Pasi e shikojmë që vezët janë përzier mirë shtojmë qumështin në temperaturë ambienti dhe lëkurën e portokallit të grirë në rende.
  • Miellin, fryrësin, vaniljen i përziejmë bashkë dhe i shtojmë pak nga pak duke i trazuar.
  • Gjithë masën e ëmbëlsirës e hedhim sipër bananeve që kemi vendosur mbi karamel duke e hapur me kujdes në të gjithë tavën.
  • Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara e pjekim në furrë të para ngrohur në 180° për 30-35 minuta. Pastaj e lemë kekun edhe 10 minuta në furrë të fikur.
  • Ëmbëlsirën me banane të karamelizuara e kthejmë në pjatë ku pjesa e poshtme del sipër.
  • E presim në copa dhe e shërbejmë.

Receta të tjera me banane:

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.

Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj.

Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.