Sallatë me portokall, finok dhe ullinj të zi

Ju sugjerojmë një sallatë me portokall dhe finok kur doni diçka të shpejtë në tryezë pa ju marrë shumë kohë. Për këtë pjatë mund të përgatisni dhe një vaj aromatik me lëngun e portokallit, vaj ulliri, kripë dhe piper dhe ta hidhni sipër sallatës.

Sallatë e shpejtë me portokall, finok dhe ullinj të zi. Duke përdorur portokallin e kuq, kjo sallatë del e ëmbël dhe kombinimi me finok është tepër i shijshëm.

Sallatë me portokall, finok dhe ullinj të zi

Prep Time15 mins
Total Time15 mins
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: fruta, healthy, perime
Sasia: 3 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 2 koka finok
  • 2 kokrra portokall të kuq
  • 100 gr ullinj pa fara
  • vaj ulliri
  • piper i zi

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë sallatë me portokall, finok dhe ullinj të zi pastrojmë finokët nga pjesët e forta.
  • Finokët i presim në katër pjesë, më pas i presim në rripa në drejtim të kundërt të fijeve.
  • Portokallet nqs i kemi biologjike i lemë me lëkurë, në të kundërt i heqim lëkurën.
  • Sipër vendosim ullinjtë, e spërkatim me pak kripë, piper, vaj ulliri dhe sallata jonë është gati.

Si të përgatisim sallatë jeshile, sallatë cesar ose sallatë panxhari.

Ju bëftë mirë!

17 Shares
2 comments
  1. 5 stars
    E kam gatuar perpara disa ditesh eshte e mrekullueshme, por edhe po te futet ne furre. Faleminderit per recetat e mrekullueshme mbi bazen e te cilave ne krijojme ushqime te shijshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Patate krokante në furrë

Patate krokante janë shumë të pëlqyeshme nga fëmijët. Po japim një recetë të përgatitjes së tyre në mënyre të shëndetshme. Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër cilësor.

Caponata me patëllxhan – Recete Siciliane

Caponata me patëllxhan është një pjatë tipike e Sicilisë. Bëhet fjalë për perime të gatuara me salcë agrodolce e cila i jep edhe një aromë të pa të papërmbajtshme. Ekzistojnë shumë versione të kësaj recete siciliane në varësi të përbërëseve.

Pure qiqra

Qiqrat janë më energjiket dhe më ushqyeset të familjeve të legumeve. Ato kanë përmbajtje të lartë në proteina. Kjo është receta për përgatitjen e pure me qiqra.