Kek me dy ngjyra

Kek me dy ngjyra lë të kuptosh se duhet të përgatisim dy brumëra të ndryshëm, por në fakt kombinimi i ngjyrave është vetëm në fund. Le të shikojmë së bashku përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

Kek me dy ngjyra

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 5 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 4 kokrra vezë
  • 250 gr miell
  • 250 gr sheqer
  • 150 ml qumësht
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 kokërr limon
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 2 lugë gjellë kakao
  • esence vanilje

Përgatitja

  • Përgatitja e kek me dy ngjyra është shumë e thjeshtë. Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin dhe i përziejmë me rrahësin elektrik për 5 minuta.
  • Vazhdojmë përzierjen duke shtuar qumështin, vajin, lëngun e limonit dhe esence vanilje sipas dëshirës. Nëse keni mundësi mund të përdorni dhe vanilje.
  • Miellin dhe pluhurin për pjekje i bashkojmë, i sitim dhe e hedhim në enë duke vazhduar përzierjen.
  • Pasi e shikojmë që janë bashkuar mirë të gjitha masat brumin e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë, duke lënë në enë 1/4 e brumit. Në këtë pjesë të brumit hedhim kakaon e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër tavës duke bërë disa zig-zag.
  • Kekun me dy ngjyra e pjekim në furrë të nxehur në 180° për 25-30 minuta. Pas pjekjes kekun e lemë edhe 10 minuta në furrë për të kulluar mirë.

Notes

Përbërësit për tavë me diametër 30 cm

Kek me dy ngjyra është gati për mëngjes ose për zemër.

Lexoni gjithashtu recetat për kek me mandarina, kek me mollë ose kek me qumësht.

Ju bëftë mirë!

3 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.