Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta. Një tjetër ide është dhe receta për mollëe në furrë.

Karameli për mollë të kuqe mund të behët në disa mënyra, por receta që kemi zgjedhur dhe provuar është fare e thjeshte dhe me përbërës që mund ti gjeni kudo.

Mollë të kuqe

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: Snack
Cuisine: Mediterranean
Keyword: fruta
Sasia: 5 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 5 kokrra mollë red delicious ose stark
  • 300 gr sheqer
  • 140 ml ujë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë e vogël ngjyrë e kuqe për ëmbëlsira
  • 1/2 lugë e vogël kanellë sipas dëshirës
  • 6 shkopinj druri

Përgatitja

  • Mollët duhet të jenë në temperaturë ambienti, i lajmë i fshijmë me një pecetë kuzhine dhe nga pjesa e bishtit vendosim shkopinjtë. I radhisim të gjitha në një skarë.
  • Sheqerin dhe ujin e hedhim në një enë i trazojmë dhe e vendosim në zjarr të ulët. Sherbeti do të ziej për gati 15 minuta ose derisa të arrijë temperaturën 140°C.
  • Mund ta matim me një termometër kuzhine. Sa ta shikojmë që është trashur dhe ka marrë një ngjyrë të artë vazhdojmë më hapin tjetër.
  • Gjatë zierjes sherbetin e trazojmë shpesh. Në këtë kohë hedhim ngjyruesin. Do të kemi parasysh që ngjyruesin e tretim me një lugë ujë në një filxhan pastaj e hedhim në sherbet. E trazojmë dhe për 2-3 minuta dhe e heqim nga zjarri.
  • Shtojmë mjaltin dhe pak aromë kanelle nëse preferoni dhe e trazojmë mirë. Në këtë mënyrë mollët e kuqe do te shkëlqejnë.
  • Lyerja e mollëve bëhet sa është sherbeti i nxehtë. I kapim mollët nga shkopi i futim në sherbet duke i rrotulluar që të lyhen nga të gjitha anët.
  • Mollët e kuqe të lyera i vendosim drejtë mbi skarë. I lemë për disa minuta të ftohën.

Mollë të kuqe janë gati për tu shërbyer. Lexoni gjithashtu recetën për petulla me mollë ose kek me mollë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Receta për brumë sheqeri

Brumi i sheqerit ose 'fondant' është pjesa e sipërme me të cilën zbukurohen tortat ose 'cup cakes'. Veçantia e këtij brumi është që modelohet lehtë sepse ngjan me plastelinën, por kur thahet mban formën e dhënë. 'Fondant' s'është gjë tjetër veçse sheqer pluhur, ujë e glukoz sheqeri dhe për vetë përbërësit mund të ruhet për shumë kohë.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.