Caramel Flan

Mendojeni këtë Caramel Flan si një krem karamel gjigant. Kjo ëmbëlsirë flan kremoze është shumë e njohur në vendet latine dhe ka një mori recetash për ta përgatitur.

Mënyra që kemi zgjedhur për ta përgatitur Caramel Flan është shumë e thjeshtë.

Caramel Flan

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Resting2 hours
Total Time3 hours 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: caramel
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Përbërësit për karamelin

  • 100 gr sheqer
  • 20 ml ujë

Përbërësit për flan

  • 1 litër qumësht
  • 7 kokrra vezë
  • 150 gr sheqer
  • 15 ml esencë vanilje

Përgatitja

Përgatitja e karamelit

  • Në fillim përgatisim karamelin që duhet të hedhim në fundin e tavës. Në një enë hedhim sheqerin dhe ujin. I vëmë në zjarr të avashëm dhe e trazojmë shpesh, që sheqeri të shkrijë uniformë.
  • Pasi sheqeri merr një ngjyrë ari e heqim dhe vazhdojmë përzierjen pasi ene është e nxehtë dhe karameli merr ngjyrën e duhur. Duhet të bëjmë shumë kujdes më sheqerin e nxehtë pasi temperatura është shumë e lartë.
  • Formën e lyejmë me pak gjalpë me anë të një furçe. Tashmë karamelin e hedhim në formë dhe e hapim në të gjithë sipërfaqen dhe bordin e saj.

Përgatitja e flan

  • Në një enë të bollshme hedhim vezët sheqerin dhe i përziejmë me telin e kuzhinës. Më pas shtojmë vaniljen qumështin dhe i përziejmë përsëri.
  • Masën e hedhim në formën e karamelizuar. Formën e mbulojmë me letër alumini. Formën e vendosim në një tavë me ujë të nxehtë.
  • Tavën e vendosim në furrë të nxehur në 170°C për 45 minuta. Caramel Flan e lemë gati 2 orë të ftohen në temperaturë ambienti pastaj e kthejmë në pjatat e servirjes.

Embëlsira Caramel Flan është gati mjaftojmë ta presim në copa dhe ta shërbejmë.

Lexoni gjithashtu recetën me dardhë me karamel ose banane të karamelizuara.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.